• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Detyrimi për të barazuar standardet tona me Perëndimin, për Berishën dhe Metën

by Mero Baze
07/02/2022 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Reagimi i Ilir Metës ndaj vendimit të pritshëm për shkarkim nga Gjykata Kushtetuese, tregon se ai po përpiqet të përgatitet për të refuzuar zbatimin e vendimit. Komentet e tij publike ndaj Gjykatës Kushtetuese, përpjekja qesharake për të bllokuar vendimin e saj për të marr vendimin brenda 30 ditëve duke e paditur në prokurori, apo premtimet e tij se më pas do ta çoj në Gjykatën e Strasburgut, tregojnë planin e tij për të refuzuar shkarkimin përfundimtar.

Për ironi të fatit vendimi i sotëm i Gjykatës i lë maksimalisht kohë Ilir Metës deri më 6 Mars, ditën e zgjedhjeve të pjesshme lokale, duke e përfunduar mandatin e tij në një ditë me Voltana Ademin.

Paralajmërimet e Ilir Metës për kundërshtim të zbatimit të vendimit, nuk përbëjnë ndonjë shqetësim për Gardën dhe institucionet ligj zbatuese, por ngrejnë pikpyetje të mëdha për të ardhmen politike të një njeriu, i cili është shkarkuar nga Gjykata Kushtetues enë detyrën më të lart të vendit dhe pretendon të vazhdoj ende të jetë pjesë e klasës politike.

Shqipëria ka adoptuar një legjislacion relativisht të ashpër kundër kriminalizimit të politikës dhe të shkuarës së politikanëve që duan të hyjnë në parlament.

Praktikisht ne kemi nxjerrë nga parlamenti një deputet i cili është dënuar me heqje leje drejtimi në Itali por që nuk e ka deklaruar, apo të tjerë për shkelje të lehta ligji.

Për të qenë të drejt dhe proporcional në raportin që politikanët kanë me ligjin, parlamenti duhet të korrigjojë urgjent ligjin e dekriminalizimit, duke shtuar faktin, që nuk mund të jene më pjesë e jetës politike, politikanë shqiptarë të cilët janë ndëshkuar nga Gjykata Kushtetuese për shkelje të Kushtetutës, apo politikanë të shpallur “non grata” nga SHBA, një standard që është standart i vendit me demokraci më të zhvilluar në botë.

Është e papranueshme që ne të nxjerrim nga parlamenti dhe jeta politike njerëz me shkelje sipërfaqësore të ligjit dhe të lejojmë më pas të vazhdoj jetën politike, dikush që ka shkelur me vetëdije Kushtetutën në pozicionin e Presidenti të Republikës.

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, u vlerësua se shkeli kushtetutën, duke u zgjedhur President i Kosovës pa hequr dorë zyrtarisht nga posti i kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe pas kësaj nuk priti vendim të Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e tij, i cili ndoshta nuk do të merrej, por dha doreheqje si gjest moral duke dal nga jeta politike.

Ndërsa tek ne, Presidenti shkarkohet nga parlamenti dhe ka gjasa certifikohet nga Gjykata Kushtetuese dhe pastaj ne shikojmë përpjekjet e tij për të refuzuar zbatimin e vendimit, që në vetvete është një krim dyfish më i rënd, se arsyet për të cilat është shkarkuar.

Po kështu Sali Berisha, i cili është shpallur familjarisht “Person a non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mendon se mund të poshtëroj SHBA duke i kundërvënë popullit shqiptar kundër për interesa të tij.

Kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë, por nga ana tjetër është një turp për Shqipërinë, që kufizon të marrë pjesë në jetën politike dikë që Italia i ka heq patentën, dhe lejon të marrë pjesë në jetën politike, dikë që SHBA i ka hequr përjetësisht standardin e dinjitetit të një politikani duke e shpallur familjarisht të korruptuar një minues të demokracisë dhe shantazhues të sistemit të drejtësisë. Njësoj si Ilir Meta, mënyra se si ai po reagon ndaj vendimit të SHBA, tregon se vendimi ndaj tij është plotësisht i merituar, dhe se Shqipëria duhet të barazojë standardet e saj me SHBA kundrejt kësaj familje të inkriminuar.

Aleanca me partnerin strategjik të SHBA  apo respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, nuk duhet lejuar të kthehet në garë politike. Ai duhet të kthehet në standard. Dhe kur i kthen në standard pastaj Ilir Meta dhe Sali Berisha fillimisht kanë të drejt të rijnë vetëm në shtëpi. Ose në burg, nëse drejtësia vepron.

Next Post
“Video nudo në rrjete sociale…”, Fjori acarohet keq me Melikun: Ishte fatkeqësia ime që…

“Video nudo në rrjete sociale…”, Fjori acarohet keq me Melikun: Ishte fatkeqësia ime që...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri pas mesnate te Casa Italia, një i plagosur rëndë

Humb jetën pas një sherri 69-vjeçari në Roskovec, i pranishëm edhe i biri! Dinamika e ngjarjes dhe çfarë dyshohet

August 6, 2026
Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

August 6, 2026
Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

August 6, 2026
“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

August 6, 2026
Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

August 6, 2026
“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

August 6, 2026
Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

August 6, 2026
“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

August 6, 2026
“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

August 6, 2026
I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com