• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Detyrat e shtëpisë në klasë”, vitin tjetër nis projekti në Tiranë

by A R
23/11/2017 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Bashkiak i Tiranes miratoi sot 7 vendime të rëndësishme në ndihmë të shtresave sociale dhe nxënësve.

Duke filluar nga viti 2018, Bashkia e Tiranës do të sjellë një risi në sistemin arsimor 9-vjeçar, duke zbatuar për herë parë një model të ngjashëm me atë të vendeve më të zhvilluara të Europës.

Në mbledhjen e sotme, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi vendimin për zbatimin e projektit pilot “Bëjmë detyrat e shtëpisë”, përmes të cilit nxënësit e katër shkollave 9-vjeçare në Tiranë do t’i bëjnë detyrat e shtëpisë në mjediset e shkollës.

Projekti do të ofrojë shërbim dhe kujdes për nxënësit pas përfundimit të procesit mësimor, deri në orën 17.00, nga e hëna në të premte dhe prej tij do të përfitojnë fillimisht 3000 fëmijë, vajza dhe djem, nga mosha 6-15 vjeç, që ndjekin shkollat ku do zbatohet projekti.

“Projekti mundëson që fëmijët e shkollave periferike, në komunitete me popullsi rome, egjiptiane, pra komunitete që janë në vështirësi ekonomike, të vazhdojnë të rrinë në mësim, në grupe speciale, t’u ofrohet edhe dreka në shkollë”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë mbledhjes së sotme, Këshilli Bashkiak miratoi edhe vendimin “Për miratimin e familjeve përfituese dhe fondit nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6 për qind me fondet e buxhetit vendor për periudhën 1-30 nëntor 2017”. Ky vendim lidhet me trajtimin me ndihmë ekonomike nga fondi i Bashkisë Tiranë të disa familjeve, të cilat nuk e kanë përfituar dot këtë ndihmë sepse nuk i pranon sistemi i pikëzimit dhe që kryesisht janë familjet që kanë në përbërje si; kryefamiljare të divorcuara me shumë fëmijë, kryefamiljare të veja, pa punë, gratë mbi 55 vjeç, burrat mbi 60 vjeç që jetojnë vetëm, familjet me fëmijë të vegjël.

Gjithashtu, Këshilli Bashkiak miratoi edhe vendimin “Për miratimin e  nivelit të pagave të  punonjësve të sektorit të mbështetjes e logjistikës në drejtorinë e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”. Nga ky vendim do të përfitojnë të gjithë punonjësit e sektorit të mbështetjes e logjistikës në Drejtorinë e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin dhe ai vjen në kuadër të ndryshimeve në legjislacionin e pagave, si dhe të rritjes së nivelit të pagave në nivel qendror dhe vendor.

Këshilli miratoi edhe vendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 84, datë 29.12.2016 të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2017-2019 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2017” (i ndryshuar). Ky vendim bën një rishpërndarje të fondit të investimeve dhe shpenzimeve korrente.

Një tjetër vendim i rëndësishëm i miratuar gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak ishte edhe ai “Për një shtesë në numrin e punonjësve të qendrës ekonomike për zhvillim dhe edukimit të fëmijëve”. Ky vendim parashikon shtimin e punonjësve të Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve me 46 punonjës të rinj, duke e çuar numrin total në 717 vetë. Kjo shtesë vjen si rrjedhojë e kërkesës së lartë për frekuentimin e çerdheve dhe kopshteve publike, ashtu edhe për të plotësuar nevojat që kërkojnë për staf çerdhet dhe kopshtet e reja që janë hapur rishtazi në Tiranë. Me këtë vendim synohet të ruhet raporti një kujdestar për çdo 5 fëmijë latantë dhe një kujdestar për 7 fëmijë në paslatantë.

Këshilli Bashkiak miratoi dhe vendimin për “Miratimin e Rregullores për organizimin dhe funskionimin e shërbimit taksi në qytetin e Tiranës”, dhe vendimin për “Miratimin e manualit praktik ‘Metodologjia për alokimin e fondeve për organizatat e shoqërisë civile-metodologjia LOD”. /b.d

Next Post
BQE pesimiste për ritjen ekonomike në Eurozonë

"Kriza gjermane do t'i vonojë reformat në Eurozonë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëgjesa për Reformën Administrative, ish-ministri Malaj: Ktheni komunat! Situata nuk është aq rozë sa e paraqisni

Dëgjesa për Reformën Administrative, ish-ministri Malaj: Ktheni komunat! Situata nuk është aq rozë sa e paraqisni

May 5, 2026
Zgjedhjet në Kosovë/ Arrihet dakordësia, LDK garon me listë të përbashkët me Vjosa Osmanin

Zgjedhjet në Kosovë/ Arrihet dakordësia, LDK garon me listë të përbashkët me Vjosa Osmanin

May 5, 2026
Shqiptarët online, por shumë pas në aftësi digjitale

Shqiptarët online, por shumë pas në aftësi digjitale

May 5, 2026
Netanyahu takon Mladenov në Jerusalem, fokus te plani 20-pikësh i Trump për Gazën

Netanyahu takon Mladenov në Jerusalem, fokus te plani 20-pikësh i Trump për Gazën

May 5, 2026
Gjykata e Durrësit rindërton dinamikën e aksidentit tragjik, Nikoll Radaçi pretendon se u pengua nga një mjet tjetër

Gjykata e Durrësit rindërton dinamikën e aksidentit tragjik, Nikoll Radaçi pretendon se u pengua nga një mjet tjetër

May 5, 2026
Statuti i PD drejt Gjykatës! Kërkohet pezullimi si kryetar i Sali Berishës dhe ndalimi i kandidimit, zbardhet kërkesa zyrtare

“PD nuk ecën përpara me këtë drejtim”, analistët kritika Berishës: S’lejon garë të lirë, hiq dorë!

May 5, 2026
Kryeministri Rama në Gjirokastër: Rritet financimi për startup-et dhe investimet në inteligjencën artificiale

Kryeministri Rama në Gjirokastër: Rritet financimi për startup-et dhe investimet në inteligjencën artificiale

May 5, 2026
Rama dënon sulmin e Iranit ndaj Emirateve: Akt terrorist dhe kërcënim për paqen rajonale

Rama dënon sulmin e Iranit ndaj Emirateve: Akt terrorist dhe kërcënim për paqen rajonale

May 5, 2026
GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro

May 5, 2026
“Ai që i ka realizuar, më ka ‘përmirësuar’”, Meloni reagon pas fotove që qarkulluan në rrjet: Janë të krijuara me inteligjencë artificiale!

“Ai që i ka realizuar, më ka ‘përmirësuar’”, Meloni reagon pas fotove që qarkulluan në rrjet: Janë të krijuara me inteligjencë artificiale!

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In