• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Detyra e pakryer e drejtësisë dhe spekulimet publike me SKY ECC

by Ylli Manjani
08/02/2025 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani

Që në fillim dua të përsëris atë që kam thënë përherë se të dhënat e përftuara nga SKY ECC dhe ENCHROCHAT janë të florinjta për të zhvilluar hetime. Por hetime ama.

Përdorimi i tyre si prova gjyqsore është i gabuar, i rrezikshëm për liritë e të drejtat themelore dhe tërësisht në kundërshtim me standardet e proçesit të rregullt ligjor në Republikën e Shqipërisë.

Shkurtimisht dua të sjell në vemendje se:

1. Të dhënat e përftuara janë produkt i autoritetve Franceze të bazuar në ligjet e Francës dhe jo të Shqipërisë, shtetasit e të cilës janë vendoaur nën skrutininet penal.

2. Ato të dhëna janë rezultat i përgjimit masiv, pra të të gjithë fluksit të komunikimeve dhe jo si rezultat i përgjimit të individualizuar, të asocuar me një procedim penal konkret të çelur në Shqipëri. Rezultatet e përgjimit masiv janë rreptësisht të ndaluara që të përdoren në një proces penal.

3. Asnjë çertifikatë sigurie apo raport ekspertize nuk siguron që të dhënat e dekriptuara janë të vërteta dhe të ruajtura pa ndërhyrje nga jashtë.

4. Asnjë konkluzion shkencor, veprim hetimor në flagracë apo ekspertizë e bezueshme nuk garanton se personat nën hetim apo akuzë kanë qenë përdorues përgjatë gjithë kohës së përgjimit, të palformës SKY ECC. Për pasojë fjalët që i takojnë kodeve PIN nuk mund të asociohen gjyqsisht si fjalë të thëna nga personat nën hetim. Ato fjalë nuk përbëjnë dyshim dyshim të arsyeshëm, jo më të shërbejnë si prova definitive përtej dyshimit të arsyeshëm siç kërkon ligji penal.

Pra ato të dhëna nuk mund të serviren si prova, qoftë edhe indirekte.

Insistimi për ti servirur si prova, më keq akoma si prova unike, e bën proçesin penal krejtësisht të parregullt dhenë dhunim të hapur të lirive e të drejtave kushtetuese.

Akuzat kërkojnë prova direkte, pra ngjarje rrethana, sende, objekte, gjurmë, mikrogjurmë, dëshmi direkte të lidhura me ngjarje, pamje vizive ose edhe audiot të provuara përrej dyshimit të arsyeshëm e jo llafe pa din e pa iman.

Fjalët e sky ECC, në gjendjen që janë janë thjesht fjalë.

Prokurorët, nëse do ti përdorinin si të dhëna të tyre për të bërë hetime dhe gjetur prova, nuk kishin përse të nxitonit që të fillonin procese me këto fjalë, por do mjaftonin provat e mbledhura prej tyre. Gjykatat duhet të kërkonin dhe ende kërkojnë prova dhe jo llafe, për më tepër që ato llafe vijnë nga një proçes i parregullt sipas ligjit tonë.

Pra, me pak fjalë, procesi i rregullt kërkon prova të cilat merren sipas ligjit tonë dhe jo llafe përgjimesh.

Po të kenë prova për akuzat, prokurorët nuk kanë më nevojë të parqqesin në gjykata të dhënat e marra nga SKY ECC. Fakti që ata insistojnë në përdorimin e tyre si prova, tregon se ata nuk provojnë dot akuzat.

Vërtetë ato të dhëna janë marrë nga Franca, por që të hetosh, gjykosh e dënosh shtetasit e tu duhet ta bësh sipas ligjeve të vendit tënd. Këtë gjë e sugjerojnë qartë fare gjykatat e Strasburg dhe të Luxemburgut.

Por gjykatat tona, deri më sot kanë “legaliziuar” pa ligj këtë standard, pra të gjykimit pa prova në thelb janë të pozicionuara kundër lirive dhe të drejtave dhe kundër rendit kushtetues.

Për fat të keq refuzimi i gjykatave për të garantuar drejtësi, ka nxitur edhe përdorimin spekulativ të këtyre të dhënave nga politika e media, dule nxitur kështu gjykime popullore antikushtetuese e antidemokratike.

Në këtë kuptim, thoni ça të doni e mendoni si të doni për personat nën hetim e akuzë, por ky nuk është standardi i drejtë i gjykimit.

Ato të dhëna janë fjalë, që në rastin më të mirë duhet të shërbenin si mjet për të gjetur prova dhe jo vetë prova.

E fjala mort nuk ban, thotë kanuni e ligji penal.

*Kërkoni edhe në chatGPT po të doni se këtë arsyetim do gjeni. Meqë është edhe koha e AI…

Next Post
Trump i jep armë Izraelit! Raketat “Hellfire”, bomba dhe armatime me vlerë 7 miliardë dollarë

Trump i jep armë Izraelit! Raketat “Hellfire”, bomba dhe armatime me vlerë 7 miliardë dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com