• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Deti” turbullon Greqinë, Kotzias sherr me Bakojanis: Shqipëria pret Ilir Metën

by A R
24/02/2018 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryediplomatja greke Dora Bakoyannis dy ditë më parë tha se do të thërrasë në interpelancë urgjente ministrin grek Nikos Kotzias lidhur me negociatat me Shqipërinë për për marrëveshjen detare me Shqipërinë.

Vetë Kotzias i është përgjigjur kësaj kërkese në një intervistë për median greke ERT.

Kotzias: Do të thoja që është një periudhë që e bën politikën e jashtme interesante sërish, dhe pse shoqërohemi nga shtrembërime dhe lajme të rreme.

Gazetari: Ç’doni të thoni me këtë? Lajme të rreme…

Kotzias: Kam lexuar disa fakte inekzistente, për të cilat akuzohem…

Gazetari: Si për shembull?

Kotzias: Që i kam dorëzuar gjithë Jonin shqiptarëve…

Gazetari: Ah, a ia dorëzuat?

Kotzias: … për zonën gri, thonë Demokracia e Re. Për një marrëveshje që nuk ka përfunduar, dhe nuk e keni parë. Nga ana tjetër, ata më akuzojnë se nuk janë në dijeni të asaj që po ndodh në këtë proces, dhe nga ana tjetër më akuzojnë për përmbajtjen e këtij procesi. Shpresoj që në një moment të zgjedhin vërtetë se për çfarë duan të më akuzojnë.

Gazetari: Ta bëjmë të qartë për botën që na dëgjon se po flisni për marrëveshjen me Shqipërinë, apo jo?

Kotzias: Po. Siç e dini, dhe veçanërisht për çështjen e zonave detare, ku jemi në fazën që Presidenti i Shqipërisë duhet të japë autorizimin për skuadrën e negociatave të ministrisë së Jashtme Shqiptare për të negociuar me ne. Dhe përderisa ka ende një proces institucional në Shqipëri, unë po akuzohem për përmbajtjen e kësaj marrëveshje që ne do e negociojmë me detaje pas lejes së Presidentit të Shqipërisë. Sigurisht që ne kemi diskutuar tashmë dhe ajo që po flasim për humbjen është në imagjinatën dhe shpresën për të gjetur një shkak për të akuzuar politikën e jashtme dhe jo realitetin. Por, kjo është tipike. Mendoj se ka njerëz që nuk e kanë idenë e politikës së jashtme dhe si negociohet.

Next Post
“Nuk fshihet emri ‘Çamëri'”, Idrizi në protestë: I bëj thirrje Ramës, Metës e Bashës…

"Plak i rrjedhur arrogant", Idrizi-presidentit grek: I vratë paraardhësit tanë në shtëpitë e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com