• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Deti fle, po Vlora dhe ‘armiqtë’ jo!”/ Rama takon sot kandidatët dhe strukturat e PS-së, zbardhet axhenda

by E S
23/03/2025 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, ndodhet sot në Vlorë ku pritet të ketë një axhendë të ngjeshur e takimeve që do të nisin në orën 09:00 e do të mbyllen pasdite vonë me largimin drejt Sarandës.

Axhenda e takimeve në Vlorë

09.00 – 10.00 | Takim me kandidatet e qarkut Vlore, ne Lungomaren e re
10:00 – 11:00| Tavolinë e rrumbullakët mbi turizmin në bregdet
Pjesëmarrës: Kryetarët e bashkive bregdetare, tour operatorë, hotelierë nga Himara dhe Vlora.
11:10 – 11:30 | Inspektim i punimeve në Muzeun Hebraik & Qendra Multifunksionale e Zhvillimit Rajonal (Rajoni 1, Faza I). Takim me bizneset e zonës historike.
11:40 – 12:00 | Rigjenerimi urban i bulevardit të palmave dhe agrumeve
12:30 | Inspektim i rrugës Bunavi – Kërkovë
13:00 – 13:30 | Rikonstruksioni i Hidrovorit të Akernisë, takim me bujq të zonës për të diskutuar ndikimin e investimit në bujqësi.
15:00 – 16:00 | Rikualifikimi i vijës bregdetare Vlorë – Radhimë – Orikum (Lot 1, 2, 3), takim me bizneset e zonës, veçanërisht me përfaqësues të sektorit të hotelerisë.
16:10 – 17:00 | Ndërhyrje në zona sportive dhe hapësira për fëmijë “Dua të Luaj” (Rajoni 4 & 5)
Takim me banorë të zonës për të diskutuar investimet në infrastrukturën e rekreacionit.
17:10 – 17:40 | Rikonstruksioni i shkollës “Lef Sallata”. Inspektim i punimeve të investimit të Ministrisë së Arsimit.
17:45 Takim me strukturat e Partisë Socialiste pranë Pallatit të Kulturës

Nisja për në Sarandë

Rama mbërriti mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar, që i dha dhe mandatin e deputetit në zgjedhjet e 2021. Në një video të postuar mbrëmë në facebook ai u u bëri thirrje të rinjve dhe veçanërisht atyre të Partisë Demokratike të votojnë numrin pesë dhe Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit për të realizuar integrimin e Shqipërisë në BE.

“Deti fle, po as Vlora s’fle dhe as ‘armiqtë’ më të bukur në botë nuk flenë”, shkruan Rama, ndërsa ndan një videomesazh pas takimit të zhvilluar në Vlorë, siç thotë ai, me “të rinjtë e Partisë Demokratike”.

“Kërkoi ndihmë. Jam peng i rinisë demokratike, FRPD. Peng i një grupi terrorist. Më morën peng, qenka gjë e bukur të jesh peng. Ju falënderoj të gjithëve. Unë më të bukur se ju nuk kam parë ndonjëherë”, tha kryetari i PS-se.

Kreu i PS tha se nuk është e nevojshme që të rinjtë demokratë të bashkohen me Partinë Socialiste, por të votojnë numrin pesë në fletën e votimit për të anëtarësuar Shqipërinë në BE.

“S’ka nevojë të bashkoheni me Partinë Socialiste, por të bashkoheni te numri pesë, pastaj shohim më tutje. Bashkohemi te numri pesë, fusim Shqipërinë në BE, thajmë kënetën dhe pastaj shpërndahemi prapë”, theksoi Rama.

Më tej, Rama iu drejtua disa djemve që po konsumonin duhan, duke i këshilluar të mos e bënin një gjë të tillë.

“Ju nuk keni faj, duke humbur jeni mësuar të pini cigare, por kësaj radhe do të fitoni”, tha Rama.

Next Post
Ish-zëdhënësi i NATO-s: Marrëveshja e Mbrojtjes Kosovë-Shqipëri-Kroaci nuk është e drejtuar kundër Beogradit

Ish-zëdhënësi i NATO-s: Marrëveshja e Mbrojtjes Kosovë-Shqipëri-Kroaci nuk është e drejtuar kundër Beogradit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rast unik, kryeministri urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK”- Berisha: Hakeruesi futi duart e zeza në dosje dhe tha…

Nisma ligjore e propozuar nga Rama, Berisha: Po asgjeson sistemin e drejtësisë

February 16, 2026
Si prokurori Lita sabotoi hetimin e Gjokës për pronën në Velipojë. Fyerja për kolegun: Të hajë një m**t ai!

“Metamorfoza”, SPAK kërkon 40 dëshmitarë për vrasjen e Gjin Ndojit. Përplasja me avokatët e Gjokës

February 16, 2026
RCC në Mynih: Kapetanoviç kërkon përgjigje të përbashkët kundër krimit

RCC në Mynih: Kapetanoviç kërkon përgjigje të përbashkët kundër krimit

February 16, 2026
Avokati i Jakup Krasniqit: Asnjë provë për keqtrajtime. Prokuroria nuk mund të shtrembërojë situatën!

Avokati i Jakup Krasniqit: Asnjë provë për keqtrajtime. Prokuroria nuk mund të shtrembërojë situatën!

February 16, 2026
LIVE / Rama merr pjesë në promovimin e librit për ish-krerët e UÇK, shoqërohet nga Osmani e Ali Ahmeti

LIVE / Rama merr pjesë në promovimin e librit për ish-krerët e UÇK, shoqërohet nga Osmani e Ali Ahmeti

February 16, 2026
Tentoi të largohej nga Ukraina, arrestohet ish-ministri i dyshuar për korrupsion

Tentoi të largohej nga Ukraina, arrestohet ish-ministri i dyshuar për korrupsion

February 16, 2026
VIDEO / Rama mbërrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani. Në axhendë edhe takim me Kurtin

VIDEO / Rama mbërrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani. Në axhendë edhe takim me Kurtin

February 16, 2026
Ekzekutimi i Gilmando Danit, FNSH kontrolle në Fushë-Krujë deri në 3 të mëngjesit

Atentati në Rinas, Prokuroria kërkon pezullimin e drejtorit në AMP për punësimin e Muçi Shaljanit

February 16, 2026
Lesi flet për ‘surpriza’ nga SPAK: Brenda vitit merr brenda një tjetër të rëndësishëm nga…

Edi Rama, Belinda Balluku dhe SPAK

February 16, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Rruga e mundimshme nga aktakuza te çekiçi i fundmë në gjykatë

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In