• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detektori i metaleve nuk funksiononte prej ditësh, gazetari tregon dinamikën e vrasjes së gjyqtarit

by Os De
06/10/2025 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Igli Çelmeta ka zbardhur në A2 CNN të gjithë dinamikën e ngjarjes së rëndë në gjykatën e Apelit, ku humbi jetën në krye të detyrës gjyqtari Astrit Kalaja. 

Çelmeta tregon se pasi ka hyrë i armatosur, përmes një detektori metalesh që nuk funksiononte në hyrje të gjykatës, autori Elvis Shkëmbi ka ndjekur seancën gjyqësore deri në fund. 

Teksa gjithçka po mbyllej pa tensione, në momentin e dhënies së vendimit ai ka nxjerrë armën duke qëlluar me tre plumba gjyqtarin Kalaja dhe më pas babë e bir që ishin palë në proces. 

Elvisi më pas ka dorëzuar armën e krimit dhe ka qëndruar në oborr të gjykatës ku u arrestua nga policia pa bërë rezistencë. 

“Nga dëshmia e dhënë nga roja është se detektori i metaleve nuk ka punuar jo vetëm sot por prej ditësh, skaneri që kontrollon të gjithë njerëzit, nuk ka funksionuar. Ai nuk ka funksionuar duke e lënë Elvis Shkëmbin të hyjë i armatosur. Në orën 14:00 Elvis Shkëmbi ka qenë më xhaxhanë e tij Gjon Shkëmbi. Seanca po zhvillohej pa tensione deri në momentin e dhënies së vendimit. Në këtë moment Elvisi ka qëlluar 3 herë ndaj gjyqtarit dhe më pas ndaj dy personave që ishin palë në proces. Më pas ka dorëzuar armën dhe ka qëndruar në oborrin e gjykatës, ku është dhe arrestuar”, u shpreh Çelmeta në Off the Record në A2 CNN 

Next Post
U qëllua me armë në sallën e gjyqit, vdes gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja! Plagosen 2 të tjerë, arrestohet autori (VIDEO)

Reagon Gjykata Kushtetuese: Mbrojtja e gjyqtarëve është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com