Ilir Meta priti sot në një takim kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Një detaj që nuk u evidentua që prej fillimit, ishte salla në të cilën Meta kishte vendosur të priste Bashën.
Ky i fundit u prit në sallën ceremoniale ku kreu i shtetit pret presidentë dhe kryeministra.
Meta “devijoi” nga protokolli dhe e takoi Bashën në sallën ku pret personalitetet më të larta shtetërore.
Para takimit Meta i tregoi kryetarit të PD-së pikturën e Besëlidhjes së Lezhës.
/a.r