• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DETAJET/Pse nuk u realizua takimi Rama-Basha

by Java News
07/04/2017 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Negociatat mes Kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, kanë dështuar për të prodhuar një takim mes tyre.

Shkak është bërë mungesa e një axhende të mirëpërcaktuar nga palët para takimit. Komunikimet mes Ramës dhe Bashës kanë vijuar dy ditët e fundit përmes negociatorëve vendas dhe të dy kanë deklaruar dje gatishmërinë për t’u ulur në tryezë.

Nuk kanë munguar në këto negociata dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, që po kërkojnë me ngulm dhënien fund të krizës politike në vend, kur opozita vazhdon të qëndrojë jashtë Parlamentit.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Kryeministri Rama tregoi se është sy e veshë nga lajmet që vijnë nga çadra e opozitës. “Dua mirëkuptimin tuaj që sot të mos flas as për qeverinë teknike, as për datën e zgjedhjeve, për një arsye shumë të thjeshtë, se kam dy ditë që pres vendin dhe orën për të folur. Nuk kam orë, nuk kam vend. Shpresoj që ta kem orën dhe vendin, kudo qoftë – unë preferoj në çadër, por nuk ka asnjë problem po të jemi diku tjetër – dhe në çfarëdo formati që të jetë; vetëm për vetëm, me shokë bashkë, me aleatë, pa aleatë, me të gjithë aleatët, si të jetë”, tha Rama.

NEGOCIATAT

Por ajo që i mban palët larg është mungesa e një axhende të përcaktuar për takimin. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, mësohet se para se të zhvillohet takimi me Kryeministrin Rama, të jetë përcaktuar axhenda e tij, se për çfarë do të diskutohet.

“Panorama” duke iu referuar burimeve nga PD shkruan se Lulzim Basha i ka kërkuar Kryeministrit Rama që tema të tavolinës të jenë qeveria teknike, çfarë mandati do të ketë kjo qeveri, cilat do të jenë objektivat e saj për t’u realizuar gjatë kohës që do funksionojë, si dhe procesi i dekriminalizimit të Parlamentit të ardhshëm.

Duket se ky propozim i Bashës nuk është mirëpritur nga Kryeministri Rama, i cili ka kërkuar që fillimisht të ulen në tavolinë dhe aty të diskutojnë të gjitha çështjet që PD do të ngrejë për diskutim, me predispozicionin që të kontribuojë për gjetjen e zgjidhjeve.

I gatshëm për të diskutuar me kundërshtarin e tij politik, po nga foltorja e Parlamentit dje, Rama u tregua i hapur për të riformuluar çdo nen në Kod apo në Kushtetutë, për të rritur garancitë e zgjedhjeve për opozitën.

Nga ana e tij, kreu i opozitës, Lulzim Basha, u shpreh se nuk do të shkojë në një tryezë fasadë me Edi Ramën.

“Jemi të hapur, siç e kemi thënë, për një dialog të vërtetë politik me dy objektiva; ndërtimin e qeverisë teknike me mbështetje të gjerë politike dhe përcaktimin e mandatit të kësaj qeverie për dekriminalizimin e institucioneve të shtetit shqiptar, luftën e vërtetë kundër drogës e parave të drogës dhe krijimin e kushteve të zgjedhjeve të lira e të ndershme. E hapur mbetet ftesa për dialog për qeverinë teknike, por nëse lojërat janë përgjigjja e vetme e republikës së vjetër, atëherë nga ky shesh ju themi se përballja do të jetë përgjigjja jonë deri në fitore”, u shpreh dje Basha. ARISTIR LUMEZI/PANORAMA

c.a

Next Post
Tani është rradha e Fatmir Limajt për akuzat për vrasje në luftë

Prova të reja kundër Limajt, SMS dhe biseda të reja telefonike prezantohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com