• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Detajet/ Zhvillime në dosjen e vdekjes misterioze të 4 turistëve rusë në Qerret: Ja ekspertët që do pyeten javën e ardhshme

by Java News
04/02/2022 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga çështjet më komplekse që është regjistruar në prokurorinë e Kavajës, siç është dosja e vdekjes misterioze të 4 turistëve Rusë në një hotel të Golemit, vijon të qëndrojë e mjegullt, për sa i përket zbardhjes së rrethanave që çuan në vdekjen e 4 rusëve.

Anëtarët e familjes Ruse, Natalia dhe Sergei Burenkov, Ekaterina Burenkova dhe i fejuari i kësaj të fundit, Nikita Belousov, u gjendën të pajetë në pishinën dimërore të hotelit në Golem, ngjarje kjo që ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat hetimore dhe inteligjente të shtetit Shqiptar.

Aktualisht prokuroria e Kavajës, që po udhëheq hetimin e këtij rasti, ka administruar të gjitha aktet e ekspertimit të kryera nga ekspertë privatë dhe shtetërorë, përfshirë dhe laboratorin toksik të Ushtrisë Shqiptare. Gazetari Elton Qyno i Ora News, mëson se duke filluar nga java e ardhshme, prokuroria do fillojë marrjen në pyetje të mbi 20 ekspertëve që kanë marrë pjesë në kryerjen e ekspertimeve të ndryshme rreth kësaj ngjarje.

Specialistë të kriminalistikës, toksikologjisë, ekspertë mjeko-ligjorë, ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik dhe ekspertët e ushtrisë, do merren në pyetje rreth kësaj ngjarje. Sipas burimeve pyetja e tyre nuk konsiston si persona që kanë dijeni për ngjarjen, por si ekspertë që duhet të japin shpjegime për aktet e ekspertimit, që ata kanë nxjerrë dhe dorëzuar prokurorisë së Kavajës, për llogari të kësaj dosje të vështirë.

Ekspertët, duhet tu shpjegojnë prokurorëve se çfarë rezultati është arritur në aktet e ekspertimit të tyre, në çfarë standardi është kryer ekspertiza dhe a kanë konstatuar elementë kriminalë në konkluzionet e ekspertimit.

Hetimi i kësaj çështje që ka nisur për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” të një ose më shumë personave, konsiderohet si më komplekse për prokurorinë Shqiptare. Sipas një ekspertize të përpiluar nga, Instituti i Mjekësisë Ligjore, shkaku fillestar i humbjes së jetës së anëtarëve të familjes ruse prania e monoksidit të karbonit në mushkëri, në masën mbi 75 për qind”. Kjo ekspertizë ka rrëzuar dyshimet e ngritura më herët nga prokuroria, se vdekja mund të kishte ardhur nga përdorimi i tepruar i klorit në pishinë. Ndërsa prezenca e monoksidit të karbonit në zonën ku qëndronin rusët, është shkaktuar nga kaldaja e hotelit.

Sipas dosjes hetimore, katër shtetasit rusë kishin mbërritur në Shqipëri si turistë. Së bashku me miq të tjerë, ata kishin qenë në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku dhe kishin drekuar, ndërsa darkën kishin vendosur që ta kalonin në kompleksin turistik në Qerret të Kavajës.

Madje gjatë ditës, ata kishin rezervuar me telefon dhomën e saunës me xhakuzi që ndodhet në katin e nëndheshëm të hotelit.

Rruga e kthimit nga Ohri bëri që rusët të vinin me vonesë në Qerret. Ata u akomoduan rreth orës 20:30 dhe kërkuan që të kishin privatësi në sauna.

Bazuar në dëshmitë e punonjësve të hotelit, mësohet se katër turistët nuk kanë kërkuar të konsumojnë as pije dhe as ushqime nga hoteli. Recepsionistja tregon se i ka pyetur nëse dy çiftet dëshironin të konsumonin pije, por ata kanë refuzuar.

Orë më vonë, thirrjet e miqve të tyre ukrainas bënë që pjesëtarët e stafit të hotelit të zbrisnin sërish për të parë se ç’kishte ndodhur me dy çiftet, por u përballën me katër trupa të pa jetë./m.j

Next Post
Zgjedhjet lokale/ PD: Kandidatët e ‘Shtëpisë së Ilirit’ nuk përfaqësojnë demokratët, por korrupsionin e së shkuarës

Zgjedhjet lokale/ PD: Kandidatët e 'Shtëpisë së Ilirit' nuk përfaqësojnë demokratët, por korrupsionin e së shkuarës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

August 4, 2026
Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

August 4, 2026
VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

August 4, 2026
Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

August 4, 2026
Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

August 4, 2026
Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

August 4, 2026
Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

August 4, 2026
AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

August 4, 2026
SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

August 4, 2026
Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com