• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ Trafikuan mbi 100 emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika, si funksiononte grupi shqiptar

by A R
08/02/2017 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria për Krime të Rënda ka zbuluar një grup kriminal që merrej me kalimin e klandestinëve prej Lindjës së Mesme nga territori shqiptar për në Kosovë, e më tej, me destinacion final Austrinë dhe Gjermaninë.

Në kuadër të këtij hetimi, në datën 07.09.2017 janë ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit masat e sigurimit “arrest në burg” për 4 persona, si edhe janë ekzekutuar dy urdhëra të tjerë ndalimi, të gjithë të lëshuar   nga Prokuroria për Krime të Rënda.

Me arrestimin e 6 personave ditën e martë, numri i personave të arrestuar në kuadër të këtij grupi kriminal arrin në 18 të dyshuar, 12 prej të cilëve janë arrestuar në 4 episode të mëparshme.

Ditën e djeshme janë arrestuar shtetasit:

1. Ilirjan MIZA

2. Erigenti BEZO

3. Julian SHAHOLLI

4. Flamur HAJDARAJ

Si edhe janë ndaluar shtetasit:

5. Genci JAZXHI

6. Elton KUPE

Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se këta shtetas, si edhe të tjerët e arrestuar më parë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin krijuar një linjë kalimi klandestinësh nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut nëpërmjet Greqisë, në Shqipëri-Kosovë-Serbi-Hungari- Austri-Gjermani.

Fillimisht, në bazë të hetimeve janë zbuluar 4 raste, ku, në mjete transporti, janë gjetur në total rreth 100 persona, kryesisht nga Siria. Këta shtetas të huaj janë gjetur në furgonë transporti në dy raste në Korçë dhe në dy raste të tjerë rrugës për në Kukës.

Nga hetimit e kryera, ka dyshime të arsyetuara që shtetasit e arrestuar kanë realizuar transportimin e klandestinëve kundrejt shpërblimit prej 900 euro për person deri në Kosovë ose 1250 euro për person deri në Serbi, pasi 350 euro për person paguhet shoqëruesi i klandestinëve në Kosovë.

Nga pyetja e shtetasve klandestinë, me cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, në prezencë edhe të njohësve të gjuhës arabe dhe turke, ata kanë deklaruar se, pasi janë larguar nga vendet e tyre të origjinës, kryesisht pjesa dërrmuese nga Siria, për arsye konfliktesh lufte dhe politike, kanë emigruar fillimisht në Turqi, një pjesë e tyre edhe kundrejt pagesës. Më pas në Greqi, kundrejt pagesave të bëra nga persona të ndryshëm që i kanë ndihmuar të kalojnë ilegalisht kufijtë mes këtyre shteteve. Pas një qëndrimi prej rreth 5-6 muajsh në Greqi, këta shtetas janë takuar me njëri-tjetrin në mënyrë rastësore, në kërkim të emigrimit drejt Gjermanisë dhe pasi kanë kontaktuar me persona të panjohur nga ata, janë organizuar nga këta të fundit për të kaluar kufirin në mënyre të paligjshme, duke udhëtuar me taksi nga qyteti i Selanikut dhe dyshohet se kanë mbërritur në afërsi të kufirit, mes rrethit të Devollit dhe fshatrave grekë me automjete të drejtuara nga shtetas grekë, ku janë ndihmuar më pas nga persona të paidentifikuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin e gjelbër për rreth dy ditë me këmbë e më pas janë transportuar në brendësi të territorit të rrethit të Devollit.  Destinacioni final i tyre ka qenë Gjermania, ku i prisnin të afërmit dhe familjarë të tyre, ndërsa udhëtimi i nisur nga Greqia ishte parashikuar paraprakisht sipas marrëveshjes së bërë më parë në Greqi, deri në Serbi, duke kaluar ilegalisht përmes territorit Shqiptar, duke u paguar organizatoreve pas mbërritjes së tyre një shume prej 1200 euro për person dhe gjysma e saj për fëmijët e vegjël.

Nisur nga hetimet e mësipërme, del qartë se kemi të bëjmë me një grup kriminal të mirëorganizuar dhe me ndarje rolesh, duke filluar nga gjetja e shtetasve të huaj nga Vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore që ndodhen në Greqi, transportimin e tyre deri në afërsi të kufirit greko-shqiptar në zonën kufitare të rrethit te Devollit, fshati Kostinec-Trestenik etj, më pas nëpërmjet shoqëruesve  të ndryshëm kryhej kalimi i tyre në mënyrë të paligjshme nga kufiri i gjelbër, e prej andej realizohej transportimi në brendësi të territorit të rrethit të Devollit me automjete të ndryshme, strehimin e tyre për pak kohë në ambiente të braktisura në zonën e Devollit si edhe në banesa në Elbasan, dhe më pas transportimin e tyre drejt Tiranës ku strehoheshin dhe atje për pak kohë në banesa në zonën e Laknasit, Kamëz, Tiranë e me andej transportoheshin në drejtim të Morinës, Kukës per t’u kaluar ilegalisht nga kufiri i gjelbër për në Kosovë, Serbi, Hungari, me destinacion perfundimtar Austri, Gjermani etj, kundrejt pagesave deri në shumën 1250 euro për person, që andej sipas roleve që kishte seicili në këtë grup kriminal.

Në muajin Shtator 2016, në funksion të këtij procedimi penal, janë arrestuar në 4 episode të ndryshme,  shtetasit:

7. Jani  SHABANI

8. Riza HASANI

9. Leonard JAÇELLARI

10. Arsen ÇEKIÇI

11. Vasil KUBURJA

12. Edmont ALISHALLARI

13. Armant MEHMET

14. Alekandër LATA

15. Zeqir BAJRAMI

16. Shefqet VELAJ

17. Gjerard MARKAJ

18. Fatmir HAJDARAJ

/a.m.

Next Post
Eurodeputeti grek ankohet për Ramën e Himarën, Hahn nuk denjon t’i japë përgjigje

MAQEDONI/ Komisioneri Hahn sot në Shkup, vizita vendimtare për Qeverinë e re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In