Një 39 vjeçar, banues në Pukë u arrestua nga policia pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një grua katër vite më të madhe se vetja.
Policia bën me dije se në pranga ra shtetasi E. U, i cili akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë.
Njoftimi nga Policia e Pukës:
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pukë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, i shtetasit E. U., 39 vjeç, banues në Pukë, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase 43 vjeçe.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë./m.j