• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ Si u kap në Tiranë malazezi vrasës që Masakroi të dashurën biznesmene në Kotorr

by Java News
18/06/2018 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas malazez, që prej një muaji ishte shpallur në kërkim për vrasje nga autoritetet e vendit të tij. Arseni Stanoviç, 22 vjeç, u kap dhe u depërtua menjëherë drejt Malit të Zi, atje ku më 11 maj kishte kryer një krim pasioni.

Sipas mediave malazeze, i riu kishte masakruar me thikë e më pas i kishte shtypur kokën të dashurës së tij ukrainase, Anastasia Lashmanova, pronare e disa bizneseve në Budva. Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, 22-vjeçari malazez kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri, ndërsa pas arrestimit është bërë deportimi i tij i menjëhershëm. Mediat malazeze për disa ditë me radhë kanë publikuar detaje të ngjarjes së rëndë, ku i riu kishte vrarë në mënyrë makabre të dashurën e tij.

Një ekspert kriminalist, i cili kishte dhënë një intervistë për mediat vendëse, kishte shpjeguar edhe motivet e krimit, duke u shprehur se krime të tilla pasioni kryhen pasi xhelozia kthehet në një obsesion dhe patologji te persona të ndryshëm. Për ngjarjen e rëndë, sipas ligjeve të Malit të Zi, 22-vjeçari rrezikon të dënohet deri në 40 vite burgim.
NGJARJA
Mediat malazeze raportojnë se Arseni Stanoviç ka vrarë të dashurën e tij ukrainase, Anastasia Lashmanova, duke e qëlluar disa herë me thikë në trup dhe duke i shtypur kokën. Sipas tyre, i riu ishte prej kohësh në një marrëdhënie me vajzën ukrainase, ndërsa faktet e mbledhura nga Policia dhe ADN-ja e gjetur kanë ngritur dyshime që Stanoviç ishte autori i krimit të rëndë, të cilin e cilësojnë si një krim pasioni.
Autori i vrasjes ishte djali i komandantit të Policisë Kufitare në Aeroportin e Tivatit, i cili u shkarkua dy ditë pas ngjarjes. Nga hetimet e Policisë, rezultoi se i ati kishte ndihmuar në fshehjen e provave. Lashmanova u ther me thikë në apartamentin e saj, ndërsa ka qenë një mik i saj që ka njoftuar Policinë. Pasi i kishte telefonuar disa herë dhe ajo nuk i ishte përgjigjur, miku i viktimës kishte shkuar në shtëpinë e saj, por dera nuk hapej. Për këtë arsye ai kishte lajmëruar Policinë. Kur kanë mbërritur te banesa e saj, policia dhe zjarrfikësit kanë thyer derën e blinduar dhe janë përballur me një skenë makabre krimi, ku i gjithë vendi ishte i mbuluar me gjak.
VIKTIMA
Viktima e krimit të pasionit që ndodhi më 11 maj të këtij viti në Kotorr, Anastasia Lashmanova, kishte shkuar në Mal të Zi pak vite më parë ku fillimisht kishte punuar si kameriere. Ajo arriti të vinte një pasuri në dhjetëra milionë euro brenda një afati të shkurtër. Ajo ishte bërë pronare e një kompanie të quajtur “SEA Trade” dhe e një hoteli në Budva. Tre vjet më parë ajo kishte blerë në Tivat hotelin me emër “Mimoza” dhe në këtë vend ishte ndërtuar kompleksi hotel me emrin “Perla”.
Lashmanova ishte po ashtu pronare e një salloni bukurie “Femme fatale”, që ndodhet në hotelin “Tre kane”, në Budva. Mediat malazeze raportojnë se sipas informacioneve jozyrtare, prapa kompanisë “Mimoza Group” është biznesmeni rus Valeriy Zadorin. Ai është pronar i një prej kompanive më të mëdha për shitjen e produkteve luksoze në Rusi, “Aroma”.

MA.ME

Next Post

Rama apel Prefektit të Kukësit: Blloko dekorimin e Gafur Mazrekut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

Tabaku: 90 familje në rrugë! “Made in Albania” po shuhet nga taksat dhe kriza ekonomike

February 27, 2026
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

February 27, 2026
Avokati: Thyerja e vizës për Britaninë sjell ndalim hyrjeje deri në 10 vite

Avokati: Thyerja e vizës për Britaninë sjell ndalim hyrjeje deri në 10 vite

February 27, 2026
“Durimit i erdhi fundi!”, Pakistani i shpall luftë Afganistanit, sulme e shpërthime me dhjetëra viktima

“Durimit i erdhi fundi!”, Pakistani i shpall luftë Afganistanit, sulme e shpërthime me dhjetëra viktima

February 27, 2026
Arratiset nga spitali i Kosturit i burgosuri shqiptar, policia në alarm, blindohet edhe kufiri

Tragjike në Korinth! U qëllua me thikë nga greku gjatë një sherri, humb jetën i riu shqiptar

February 27, 2026
Pak orë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Rama mbledh sërish ministrat

Pak orë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Rama mbledh sërish ministrat

February 27, 2026
Temperatura të larta në fundjavë? Si parashikohet moti

Fundjava me diell, temperaturat arrijnë 20 gradë

February 27, 2026
Vidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda e “skifterëve”, 4 nga të arrestuarit janë shqiptarë

Vidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda e “skifterëve”, 4 nga të arrestuarit janë shqiptarë

February 27, 2026
Tronditet politika britanike/ Humbje e madhe për Keir Starmer në Manchester, pozita e tij në rrezik

Tronditet politika britanike/ Humbje e madhe për Keir Starmer në Manchester, pozita e tij në rrezik

February 27, 2026
“Kam dashur t’i jap fund jetës”/ Nga divorci te problemet me shëndetin e djalit, përlot Jonida Maliqi

“Kam dashur t’i jap fund jetës”/ Nga divorci te problemet me shëndetin e djalit, përlot Jonida Maliqi

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In