• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ Si i vëzhgonte me dylbi Murataj grabitjet nga vila luksoze

by A R
16/02/2017 08:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga të kërkuarit e Policisë, Admir Murataj, që dyshohet të ketë pasur rolin e organizatorit në dy supergrabitjet, duket se e kishte përdorur mirë pjesën e parave që kishte përfituar.

Një vilë luksoze në kodrat e Fushë-Prezës dhe një servis familjar në Vorë janë dy prej objekteve të tij, që deri dje dyshohej se ishin ndërtuar nga paratë e fituara në emigracion. Të paktën kështu dyshonin fqinjët, të afërmit dhe ata që e njihnin.

Nga një shtëpi e rrënuar që Murataj kishte blerë këtu e 10 vjet më parë, sot shtëpia e tij në Fushë-Prezë është një nga vilat më luksoze që bie menjëherë në sy. Godina është e sofistikuar jo vetëm në ndërtim, por edhe në siguri, që nga rrethimi me gardh hekuri të lartë e deri te kamerat dhe sistemet e alarmit, shkruan “Panorama”.

vila

Vila e Muratajt vijon të mbahet ende nën kontrollin e Policisë. Por duket se funksioni i saj nuk ka qenë vetëm krijimi i kushteve të rehatshme për të jetuar familja e Admir Muratajt. Kjo vilë ka pasur edhe një funksion tjetër, madje thelbësor në realizimin e dy grabitjeve.

Duke qenë se është e ndërtuar në një lartësi të konsiderueshme dhe me fushëpamje shumë të qartë, vila është përdorur edhe për dy grabitjet. Nga aty janë vëzhguar me dylbi të dyja ngjarjet e ndodhura në rrugën e Rinasit. Grabitja e datës 3 dhjetor 2015 dhe ajo e një jave më parë.

BANESA-LUKSOZE-E-XHYLIUT

FAMILJA

Objekti i parë që u “sulmua” nga toka e nga ajri gjatë operacionit të dy ditëve më parë ishte vila luksoze në Fushë–Prezë, e Admir Muratajt. Tropojani, baba i 4 fëmijëve, kishte disa vite që jetonte aty.

Ndërsa të martën, kur Policia mësyu shtëpinë e tij, ai dhe familja nuk ndodheshin. I vetmi person që ndodhej brenda ishte një i afërm i Muratajt, të cilin ai e kishte porositur që të kujdesej për shtëpinë. Ndoshta i vetëdijshëm për rrezikun, vetë i zoti i shtëpisë ishte shpërngulur bashkë me familjen.

Ndonëse pas kishte lënë një pjesë të parave, që Policia i gjeti dhe i sekuestroi si provë, pasi ishin para të grabitura në dy ngjarje. Policia ka gjetur dhe ka pyetur disa nga familjarët e tij, por askush nuk ka treguar vendndodhjen, me pretendimin se nuk kanë kontaktuar prej ditësh me të.

vila lukzoce 454148

FQINJET

Të qenët fqinj me personin që sot për sot është nga më të kërkuarit në vend, ka edhe probleme. Të paktën kështu ka ndodhur me banorët e Fushë–Prezës, me ata që i kanë shtëpitë rreth e rrotull vilës së Muratajt.

Duke qenë se ai nuk është gjetur në shtëpi, fqinjët janë detyruar të provojnë kontrollet e rrepta policore në shtëpitë e tyre, me dyshimin se ai mund të ishte fshehur në ndonjë prej tyre. Të paktë janë ata që e njohin Admir Muratajn në Fushë–Prezë.

Madje, disa nuk e kanë parë as si fytyrë, jo më ta njohin. “Ka 10 vjet që ka ardhur këtu. Bleu një shtëpi të vjetër dhe investoi miliona, duke e kthyer në këtë që është sot. Paratë, me sa dimë, i kishte fituar në emigracion, sepse di që ikte e vinte shpesh jashtë shtetit. Kohët e fundit jetonte këtu me gruan dhe 4 fëmijët. Di që është i ardhur nga veriu, por nuk e njoh shumë”, shprehet një nga fqinjët./a.m.

Next Post
Paditë kundër qeverisë në Strasburg, ja 54 pronarët që fitojnë 10.5 milionë euro

Strasburgu rrëzon metodën e kompensimit të pronave, shteti rrezikon një faturë 550 mln euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In