• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet/ Si i shpëtoi atentatit ndërtuesi, dëshmia e gruas

by A R
17/03/2016 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni i ndërtimit që i shpëtoi dje atentatit, u qëllua ndërsa kthehej në banesë dhe ishte në prani të gruas. Lulëzim Kazani, ndërtuesi 56-vjeçar është plagosur me dy plumba, në afërsi të banesës së tij te “Komuna e Parisit” në rrugën “Medar Shtylla”. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00.

Ai ka qenë me gruan në makinë, duke ecur për në banesë, kur i kanë dalë përpara dy persona që i kanë zënë rrugën.

Në mënyrë ballore ata kanë qëlluar me një armë automatike. Si pasojë e sulmit me armë, biznesmeni është qëlluar me dy plumba, njëri prej tyre e ka prekur atë në pjesën barkut dhe tjetri në këmbë raporton Panorama.

Disa gjurmë plumbash kanë mbetur edhe në makinën e biznesmenit, ndërsa mendohet se autorët e krimit, nga frika se mos kapeshin nga policia, janë larguar me vrap. Sipas Policisë, dy autorët e ngjarjes dyshohet se kanë fshehur armët poshtë rrobave dhe janë larguar pa lënë asnjë gjurmë.

Mjekët kanë thënë mbrëmë se biznesmeni është jashtë rrezikut për jetën. Për këtë arsye, grupi i hetimit ka shkuar mbrëmë në spital dhe ka marrë në pyetje 56- vjeçarin. Ai ka thënë se autorët kanë qenë dy persona, por nuk ka arritur t’i shohë me imtësi apo t’i njohë edhe për shkak të errësirës.

Ndërkohë në polici është shoqëruar edhe gruaja e biznesmenit, e cila është marrë në pyetje nga grupi i hetimit. Ajo ka pranuar se i shoqi kishte konflikte pronësie, por pa dhënë detaje.

Biznesmeni i plagosur mbrëmë rezulton se ka disa procese gjyqësore të hapura në gjykatat shqiptare. Objekti i këtyre padive, veç të tjerash, në një rast është edhe përpjesëtimi i pasurisë në lidhje me një pronë 1244 metra katrorë në Tiranë.

Next Post

Turizmi i aventurës, "Via Dinarica Alliance" promovon Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

November 8, 2026
EMRI/ I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, Spanja sjell në pranga nga Barcelona vlonjatin e kërkuar!

EMRI/ I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, Spanja sjell në pranga nga Barcelona vlonjatin e kërkuar!

November 8, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

“Jo më tregtim pa detektor”- Shpërthimi tragjik në Elbasan, eksperti paralajmëron: Duhet të ndryshojnë rregullat për përdorimin e gazit!

November 8, 2026
“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

November 8, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

November 8, 2026
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Nuk e kuptoj, çfarë kërkojnë studentët?

November 8, 2026
SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

November 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Nëntor 2026

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In