• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ Si e mashtroi dhe e mori në shtëpi 10-vjeçaren pedofili

by A R
11/11/2016 09:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Burri 69-vjeçar, i arrestuar mbrëmjen e së mërkurës nga Policia e Kavajës, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme me një vajzë të mitur, e kishte marrë me mashtrim atë në banesë. I arrestuari është shtetasi Lik Çaça dhe është denoncuar nga babai i 10-vjeçares.

Burime nga Policia thanë dje se i moshuari e ka futur vajzën e mitur në shtëpinë e tij dhe aty dyshohet të ketë kryer vepra të turpshme me të. Në momentin kur ai e ka thirrur vajzën, duke i thënë se do ta qeraste me ëmbëlsira, pranë saj kanë qenë edhe disa fëmijë të tjerë, të cilët i kanë treguar babait të saj, raporton “Panorama”.

Policia tha se Çaça ka qenë vetëm në shtëpi në momentin që ka futur brenda vajzën e mitur dhe për këtë arsye ka dyshime se ai mund ta ketë ngacmuar atë seksualisht, nisur edhe nga deklarimet e babait të saj.

Ai, sapo ka mësuar nga fëmijët e tjerë, për veprimin e të moshuarit, ka nxituar të lajmërojë Policinë, në mënyrë që autori të kapej në flagrancë. Burimet thanë se në shtëpinë e Çaçës kanë shkuar menjëherë shërbimet e Komisariatit të Kavajës, që janë futur brenda dhe kanë kryer arrestimin e 69-vjeçarit raporton Panorama.

Ndërsa vajza është marrë nga familjarët e saj dhe në prezencë të tyre e të një psikologeje është pyetur se çfarë veprimesh kishte kryer me të i moshuari. Mësohet se vajza nuk ka pohuar asgjë, por ka filluar të qajë, veprim që ka shtuar dyshimet rreth pretendimeve të babait të saj.

Ky i fundit ka deklaruar se gjithmonë e ka parë me dyshime shtetasin e arrestuar, duke qenë se kishte një sjellje jo si gjithë të tjerët. Edhe pse nuk ka ndonjë provë të arsyeshme që ai ka kryer vepra të turpshme me të bijën, fakti që ajo ka qarë në momentin e parë që është takuar me prindërit, sipas të atit është dëshmi e mjaftueshme për të.

Nga ana tjetër, 69- vjeçari i arrestuar ka mohuar kategorikisht që të kishte ngacmuar në ndonjë formë seksuale vajzën e mitur, madje duke këmbëngulur që nuk e ka prekur, vetëm e ka puthur në faqe, fakt që e ka konfirmuar edhe vajza./a.m.

Next Post
VIDEO/ Fansi i kërkon Madonës seks oral pasi votoi Clinton, ja përgjigjia që mori…

VIDEO/ Fansi i kërkon Madonës seks oral pasi votoi Clinton, ja përgjigjia që mori...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In