• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ “Pse më shikon”, konflikti me armë i ish-drejtorit të ujësjellësit Ersekë

by A R
03/06/2016 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Korçës kërkon dënimin me 4 vjet burgim për ish-drejtorin e Ujesjellësit Ersekë, Orest Malushi, i akuzuar për “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje…”. Po ashtu, Prokuroria e Korçës kërkon dënimin me gjobë nga 150 mijë – 450 mijë lekë për Sergei Peshtani (administrator i Njësisë Administrative Leskovik); Robert Hamzai, shef i Agjencisë së OSHEE-Ersekë;, si edhe për shtetasit Jeton Hida, Andrea Memelli dhe Fatmir Hoxha, të akuzuar për veprat penale të “Deklarimit të rremë” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Gjykimi është zhvilluar me procedurë të shkurtuar dhe të pandehurit do të përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit në rast se shpallen fajtorë.

Prokuroria e Korçës zhvilloi hetime ndaj të pandehurve, bazuar në faktet penale që kanë ndodhur në dt. 26.02.2016. I pandehuri Malushi ka kërcënuar me armë dhe ka qëlluar pa shkaktuar dëmtime, në drejtim të shtetasit Z.B., pas një zënke banale në një lokal të zonës.

Në datë 26.02.2016, rreth orës 19: 45 , kallzuesi Z.B. është kthyer nga Leskoviku dhe ka qëndruar tek lokali i peshkut “Farma….”, në afërsi të Kolonjës. Ai ka qënë së bashku me shtetasin Andrea Memelli, të cilit i thërasin Altin dhe është i punësuar tek njës subjekt privat. Ky shtetas ishte shofer i autobotit me naftë, i cili furnizon me karburant dy pikat e karburantit që disponoheshin nga kallzuesi. Kallzuesi, së bashku me shtetasin Andrea Memelli, qëndruan për kafe. Në njërën prej ndarjeve të lokalit, kallëzuesi ka vënë re se ishin ulur shtetasi Sergei Peshtani, i cili është administrator i Njësisë Administrative Leskovik, Roberti Hamzai, i cili është Drejtori i Agjensisë Elektrike Kolonjë, një person tjetër me moshë rreth 55 vjeç, i cili shoqërohet shpesh me Sergein, Orest Malushi dhe pronari i lokalit Jeton Hida. Në një moment, shtetasi Orest Malushi, i ka thënë Andreas (Altinit) “përse më shikon mua”, Andrea i ka thënë “Nuk po të shikoj ty”. Në këtë moment ka ndërhyrë kallzuesi, duke i thënë “lëre se është shoferi im”. Shtetasi Orest Malushi, i është kthyer kallzuesit duke ju drejtuar me fjalët: “Po ti çfarë ke?, dhe nxori nga brezi një pistoletë TT, me ngjyrë të zezë dhe qëlloi një herë, por mua nuk më zuri plumbi”. Kallëzuesi sqaron se plumbi bëri rikoshet në dyshemenë prej pllaka guri. Vendi ku ka bërë plumbi rikoshetë, ishte prapa tavolinës ku ishte ulur kallzuesi me Andrean (rreth 1 m larg). Në këtë moment ndërhyri Jetoni (pronari i lokalit) dhe ia rrëmbeu nga dora pistoletën shtetasit Orest Malushi, i cili ishte në gjëndje të dehur. Jetoni ia hoqi fishekun që kishte në gojë, si dhe ia mori krëhrin e fishekëve dhe ia dha pistoletën pa fishekë Orestit./a.m.

Next Post

Veliaj inspekton markatën e peshkut e mishit: Moderne, përfundon brenda vitit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U dënua për vrasjen e Nikulajt/ Ata që e rekrutuan në Angli, vunë çmim 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

U dënua për vrasjen e Nikulajt/ Ata që e rekrutuan në Angli, vunë çmim 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

March 26, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

PD, pronë e Berishëve me ‘hipotekë’ dhe shakaja Salianji

March 26, 2026
Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

March 26, 2026
Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

March 26, 2026
Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

March 26, 2026
Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

March 26, 2026
Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

March 26, 2026
Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

March 26, 2026
Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

“Dhuratë” nga Teherani, Trump: Irani ka lejuar kalimin e dhjetë cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit

March 26, 2026
Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In