E mbyllën në hotel për ditë të tëra. I dhanë vetëm cigare dhe një vakt për të ngrënë. Këto janë vetëm disa nga detajet e tmerrshme të shfrytëzimit sekual të një të miture në kryeqytet, sipas rrëfimit të saj në polici. Ajo tregoi se si ra në grackën e një çifti, ku si karrem u përdor një grua.
Burime të gazetës “Si pohojnë eklusivisht se Gjykata e Tiranës, pas hetimit të Policisë së Tiranës, la nën arrest me burg G. Mali dhe bashkëjeteuesen e tij E. Mema.
Ishte Mema e cila i dha shoqëri dhe i ofroi miqësi prej një viti të miturës. 17- vjecarja më pas u prezantua edhe me bashkëjetuesin e 23 vjeçares, që i tha se ishte i shoqi. Vajza vetëm 17 vjeç është shfrytëzuar nga cifti në dy hotele në Tiranë, njëri gjendet në rrugën “Niko Avrami” dhe tjetri në “Ruga e Dibrës”, pranë Ministrisë së Mbrojtjes.
Ky rast u zbulua pas ankesave të së ëmës në polici, që këmbëngulte për largimin e çuditshëm të së bijës, e madje në një rast ajo kishte hedhur edhe dyshimet paraprake për shoqërinë e çuditshme të saj me një çift të martuar.
Rrëfimi i adoleshentes
E pyetur në polici pas zbulimit dhe marrjes së provave, 17 vjeçarja pohoi se çifti e kishte mbajtur nën tutelë me kërcënimin se do i vrisnin vëllain 5 vjeç, në rast se ajo tregonte dhe nëse ajo nuk ushtronte prostitucion.
“Më dërguan disa ditë në hotelin GJ… afër Shkollës së Bashkuar. Më futën në një dhomë dhe aty më sillnin klientët për të kryer mardhënie.
Më sillnin një herë në ditë një paketë cigare dhe një vakt ushqim. Më kërcënonin ‘haje këtë, se tepër e ke…’ apo ‘duhet të punosh përsëri për bukën e gojës’”, thotë në rrëfimin e saj vajza e shfytëzuar, një rrëfim tronditës të cilin gazeta “Si” po e zbardh.
Sipas burimeve pranë policisë, e ëma kishte dorëzuar edhe një vit më parë një denoncim të tillë ndaj çiftit të çuditshëm, por më pas ishte tërhequr, pasi vajza është paraqitur në polici dhe ka pohuar që nuk ishte e kërcënuar nga askush dhe që nuk e shfytëzonte askush.
Madje e ëma hodhi dyshime se e bija po e jepte një deklaratë të tillë nën efektin e lëndëve narkotike, por vajza në atë kohë 16 vjeçe mohoi gjithçka.
Edhe në rastin e dytë, e ëma iu drejtua policisë gjatë javës, duke folur drejtpërdrejtë.
“Time bijë po ma mbajnë nëpër hotele shtetasit me emrin G. dhe E.”. e ndërsa policia ka nisur kërkimet, janë dashur katër ditë që adoleshentja të shfaqej vetë.
Sic thonë burimet, rezulton se 17- vjeçarja e ka mashtruar çiftin përmes një telefonate ku u shtir sikur po kërkonte klientë.
“Mora në telefon dhe i thashë dikujt o rrusho sa lekë do më japësh të kryejmë mardhënie bashkë. Ata të dy u bindën dhe më lanë të dilja nga hoteli, që të shkoja për punë.
Kur ika në shtëpi ata e kuptuan dhe erdhën me makinën e tyre BMW me ngjyrë e bardhë poshtë shtëpisë.
Më kërkuan të zbrisja. Nuk zbrita. Atëherë morën vëllain dhe e hipën në makinë” rrëfen më tej adoleshentja.
:Kur ata morën vëllain dhe e hipën në makinë, në këto kushte shkova dhe unë me ta, më thanë do punosh për ne se ke detyrime për të paguar.
Pranova por ndërkohë shtova- lërmëni të marr rrobat në shtëpi”
Kur cifti e ka kthyer ajo ka telefonuar të ëmën, ka gjetur një dalje nga ana e pasme e pallatit dhe pasi ka siguruar të vëllain, së bashku me të ëmën ju drejtuan policisë
Por tmerri nuk ka mbaruar. Teksa nënë e bijë ndodheshin në komisariat, telefoni i të dyjave binte pa pushim.
“Në një moment e hapa telefonin- pohon e ëma – dhe ata më thanë, tani do punosh ti për borxhet e sat bije”
Si u bind policia?
Por për tu bindur, agjentët e krimeve shkuan në hotelin Gj, pasi adoleshentja tregoi numrin e dhomës si dhe faktin që në hotel kishte disa rroba.
Agjentët e pyetën recepsionistin se ku ishin rrobat e adoleshentes por ai ju tha agjentëve se veshjet ishin larguar prej aty nga pastruesit dhe ishin zhvendosur në një depo derisa të vinte t’i merrte vajza.
“Vajza ka fjetur katër apo pesë netë, iku pa paguar, një natë vlerën e 2500 lekëve ja pagoi E dhe G., një natë që erdhën dy cuna ata nuk qëndruan tek dhoma e vajzës por tek dhoma ku ishte çifti.
Nuk kam dijeni dhe nuk besoj që në hotel të kenë ndodhur diçka”, i tha policisë recepsionisti i hoteliti.
Nga kqyrja e rregjistrit që përdorej për klientët agjentët zbuluan që adoleshentja ishte rregjistruar me identitet të rremë, por kur është kryer verifikimi për njohje, recepsionisti ka konfirmuar “ po kjo është”
Edhe në hotelin tjetër është konstatuar që në datën 19 gusht kanë hyrë tre persona, dy vajza dhe një mashkull dhe se djali që i shoqëronte sipas punonjësve ka deklaruar “ do ta sjell kartën e identitetit pak më vonë”.
“Ata zbritën një ditë më vonë dhe nuk e kryen pagesën. Telefonuam G. dhe i kërkuam pagesën e dhomave 1 dhe 7 dhe na tha- do kalojë nusja t’i paguajë”, rrëfen sportelisti i hotelit A.
Por sipas dëshmisë së tij gjatë asaj nate në hotel kishin hyrë edhe tre meshkuj që kishin kërkuar të takonin mashkullin me emrin G.
Gjykata në vendimin e saj vlerëson se çifti ndaj të cilit u shpall arrest me burg duhet të hetohet jo vetëm për shfytëzimin e saj , por edhe për kërcënimin për një kohë të gjatë.
/e.rr