• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Detajet nga prapaskenat/ Vasil Tole: Si u bë iso-polifonia shqiptare pjesë e filmit hollivudian “Odiseja”

by A R
21/07/2026 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muzika iso-polifonike shqiptare është pjesë përbërëse e kolonës zanore të filmit “Odiseja”, me regji të Christopher Nolan, një prodhim i madh hollivudian nga Universal Pictures. Muzika e filmit mban firmën e kompozitorit të njohur Ludwig Göransson, fitues i çmimit Oscar për muzikën e filmit “Oppenheimer”.

I ftuar në emisionin “Në Radio” me Andri Xhahun, kompozitori, etno-muzikologu dhe akademiku Vasil Tole, i cili ka qenë pjesë e grupit të ekspertëve të muzikës për filmin, ka rrëfyer të gjitha detajet dhe prapaskenat e këtij bashkëpunimi historik.

Tole tregoi se si filloi hulumtimi i kompozitorit suedez në Shqipëri dhe mënyra se si u vendos kontakti i parë me stafin e tij. ​“Si sot një vit, kompozitori Göransson në një rrugë tërësisht private ka ardhur dhe ka bërë një ekspeditë muzikore me qëllim regjistrimin e grupeve, formacioneve apo qoftë edhe individëve të cilët janë pjesë e trashëgimisë muzikore shumëzëshe, tashmë trashëgimi e UNESCO-s që prej vitit 2005. Në fund të vitit të kaluar, pasi kompozitori e kishte mbyllur procesin e vjeljes së materialeve në terren, më kontaktuan prej stafit të tij të ngushtë në Hollywood dhe më kërkuan që t’i asistoja pasi kompozitori kishte një prirje për të përdorur në muzikën e filmit këtë trashëgimi të jashtëzakonshme muzikore, pasi siç e ka thënë vetë në një intervistë ai nuk kishte dijeni për këtë lloj muzike dhe as për përdorimin e saj në filma të formatit botëror. Këtu nisi bashkëpunimi me të.”

Përdorimi i iso-polifonisë shqiptare nuk erdhi rastësisht, por si pasojë e një kërkese të prerë artistike nga vetë regjisori Christopher Nolan. ​“Pasi u bë i domosdoshëm jo vetëm përdorimi në film i muzikës që vinte prej këtyre zonave, pra një muzikë shumë e vjetër, por kjo gjë u kushtëzua nga regjisori Nolan i cili nuk donte përdorim të orkestrave simfonike në film. Në këtë moment lindi dhe interesi i kompozitorit që të hulumtonte traditat e vjetra muzikore qoftë të Greqisë së lashtë, qoftë të vendit tonë pasi tendenca e tyre ishte të përdornin tingujt fillestarë, sa më afër natyrës që të çonte pas në atë kohë. Kështu polifonia me iso ishte aset numër një jo vetëm për ne si shqiptarë por edhe për kompozitorin për të ndërtuar gjuhën e tij filmike.”

Lidhur me rolin e tij si ekspert dhe këshillues shkencor, Tole shpjegoi argumentet që i parashtroi kompozitorit fitues të çmimit Oscar. ​“Konsulenca ime ishte së pari për t’i garantuar që kjo trashëgimi e jashtëzakonshme mijëravjeçare i përket epokës homerike dhe para homerike. Dhe për fat të madh ajo ruhet ende, me pak ndryshime, siç ka qenë këtu e moti. I krijova bindjen kompozitorit se zëri i isos, zëri i hedhësit, zërat e marrësit dhe të kthyesit, burojnë jo nga ndonjë përpunim që lidhet me raporte të kultivuara ndaj tingullit por me një qëndrim që ka mbajtur populli ynë ndaj tingullit. Siç është i lidhur me natyrën vetë zëri i isos që është instrumenti më i vjetër i njerëzimit.”

​​Nga të gjitha regjistrimet e kryera në terren gjatë ekspeditës muzikore, kompozitori zgjodhi tre kryevepra të traditës sonë për t’i përfshirë në pikat kyçe të subjektit. “Nga i gjithë ai material që kompozitori Göransson regjistroi, ato që janë pasqyruar në film janë tre elementë: elementi i fyejve të Gramshit, një kryevepër lloji, një ansambël që funksionon në polifoni me marrës, kthyes dhe me iso, por të vendosura në instrumente dhe jo në zëra. Gjithashtu grupi i të rinjve të Delvinës dhe fyelli brilant i Vendim Kapajt.”

Më tej, akademiku analizoi dhe funksionin dramatik që këto elemente marrin në film. ​“Nga sa kuptova gjatë bashkëbisedimeve me të dhe stafin e tij të ngushtë, këto tre elementë janë përdorur në tre pika kyçe të filmit. Melodia e fyejve të Gramshit është përdorur sa herë subjekti i filmit përqendrohet te mjedisi kulturor dhe gjeografik. Zërat e Grupit të të Rinjve të Delvinës ka një përdorim në të gjitha elementët që lidhet me Odisenë dhe me aspektet luftarake dhe trimërore të tij. Kush më mirë se polifonia labe mund ta japë këtë gjë. Ndërsa fyelli i Kapajt është i lidhur me botën e përtejme, me sirenat, me pikëllimin dhe me humbjet që përshkruhen në film.”

Teknika me të cilën Ludwig Göransson ka thurur materialin shqiptar në kolonën zanore vlerësohet si një risi artistike nga kompozitori Tole. ​“Këtu është gjenialiteti i Göransson-it, i cili këtë material floriri nuk e përdori thjesht për të krijuar gjuhën muzikore në film, por në mënyrë të veçantë bëri një gjë gjeniale që mbi partiturën që krijoi, mbivendosi fragmentet origjinale të regjistruara, që në gjuhën teknike të kompozicionit quhet një “partiturë hibride” ku kombinon individualen e tij me ato modelet më pikante të regjistrimeve. Kjo i jep jo vetëm një vulë të rëndësishme filmit për origjinalitetin dhe përdorimin e një muzike shumë të vjetër por i bën një nderim shumë të madh kulturës sonë.”

Sipas akademikut, Göransson është një kompozitor jashtëzakonisht i zoti. “Nuk e dija që puna do ma sillte të më ftonte dhe të jepja një kontribut modest. Që në filmin “Oppenheimer” më ka befasuar me gjetjet e tij artistike por edhe me nivelin e madh të profesionalizmit.”

Vasil Tole theksoi arsyen kryesore pse iso-polifonia shqiptare u kthye në boshtin e këtij projekti gjigant kinematografik. ​“Kjo është kultura e vetme shumëzëshe në botë. Polifoni ka dhe në kultura të tjera, por polifonia me iso është shumë e veçantë. Në këtë rrafsh ka qenë pjesa më e madhe e komunikimeve me Göransson-in, që ai të kuptojë mekanizmin që mban gjallë këtë teksturë. Ai e mbajti ison pothuajse si shtratin e gjithë kolonës zanore të filmit.”

Në mbyllje të rrëfimit të tij, akademiku shprehet me modesti. “Unë thjesht bëra iso për vendin tim dhe për kulturën e vendit tim siç e kam promovuar me botimet dhe krijimet e mia. Jam i bindur që do të shpërblehet me Oscar-in e radhës për muzikën e filmit.”

Next Post
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 22 Korrik 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

“Po e ndihmojnë protestën me asistencë ligjore”, Këlliçi: Kemi bërë çfarë na është dhënë mundësia

November 5, 2026
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

Berisha dhe Rama janë njësoj? Kryetari i PD: Mashtrim i madh sa mali i Dajtit!

November 5, 2026
Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

November 5, 2026
“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

November 5, 2026
“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

November 5, 2026
Nga pr/ligji për sigurimet shoqërore tek projektet, vendimet e Këshillit të Ministrave

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes evropiane për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In