• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ Masakra me 2 të vrarë e 4 të plagosur pas konfliktit për lojën e pokerit

by A R
04/10/2016 08:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy të vdekur dhe 4 të plagosur ishte bilanci tragjik i një konflikti të ndodhur në një lokal në njësinë administrative Dajç të Shkodrës mbrëmjen e së hënës. Ngjarja ndodhi rreth orës 22.40 të mbrëmjes pas konfliktit për një lojë pokeri midis autorit të krimit të shpallur në kërkim dhe viktimave.

Shtetasi Miklovan Parubi, i shpalur tashmë në kërkim, ka hapur zjarr ndaj disa personave të cilët ndodheshin të gjithë në një tavolinë. Për paosjë, kanë humbur jetën dy persona, Arjet Saiti 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti 30 vjeç. Po ashtu, të plagosur mbetën 4 person, Aleks Prendi, 40 vjeç, Vinçens Kopshti, 26 vjeç, Ndok Marku, 35 vjeç dhe Kitas Molla 26 vjeç. Këta shtetas sipas burimeve spitalore janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori i krimit pas këtij akti të rëndë u largue me shpejtësi në drejtim të paditur. Policia prej mbrëmjes së djeshme ka ngritur pika të shumta kontrolli në zonë dhe po punon për kapjen e shtetasit Miklovan Parubi, i cili njihet si person problematik dhe përdorues i lëndëve narkotike. Në operacion janë përfshirë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

miklovan-parubi

*Në foto autori i krimit, Miklovan Parubi

Njoftimi i policisë:

Me datë 03.10.2016, rreth orës 22: 40, është marrë njoftim se në një lokal tek kryqëzimi i Dajçit, Shkoder, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se pas një konflikti për motive të dobëta ( dyshohet gjatë një loje pokeri) , shtetasi Miklovan Parubi, 33 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasit Arjet Saiti 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç.

Gjithashtu ka plagosur edhe shtetasit A.P. 42 vjeç, N.M. 35 vjeç, V.K.22 vjeç dhe K.M. 26 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmen e nevojshme mjekësore ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ky shtetas njihet në zonë si përdorues i lëndëve narkotike dhe probleme emocionale të pakontrolluara. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones në bashkëpunim me F.N.Sh-në me qëllim kapjen e tij dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Të gjitha sherbimet e komisariatit dhe drejtorisë vendore të policisë Shkodër janë në gadishmeri bashkë me forcat FNSH në ndjekje të autorit.

Next Post
Pacolli: Kurrë në koalicion me PDK-në e Thaçit e Veselit, e me LDK-në e Mustafës

Pacolli: Kurrë në koalicion me PDK-në e Thaçit e Veselit, e me LDK-në e Mustafës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri i Groenlandës i jep fund debatit: Nuk dëshirojmë të qeverisemi nga SHBA, zgjedhim Danimarkën

Kryeministri i Groenlandës i jep fund debatit: Nuk dëshirojmë të qeverisemi nga SHBA, zgjedhim Danimarkën

January 13, 2026
Moti i keq/ Belinda Balluku: Situata në veri e përmirësuar, po monitorojmë jugun. Akset kombëtare të aksesueshme

Përmbytjet/ “Skuadrat janë ende në terren”- Balluku: Do të kompensohen të gjithë banorët e prekur

January 13, 2026
Volkswagen dorëzoi 2.69 milionë makina në Kinë në vitin 2025

Volkswagen dorëzoi 2.69 milionë makina në Kinë në vitin 2025

January 13, 2026
“Kërcënimet e SHBA-së për sulme të reja ushtarake ndaj Iranit”/ Reagon ashpër Rusia: Janë “kategorikisht të papranueshme”

“Kërcënimet e SHBA-së për sulme të reja ushtarake ndaj Iranit”/ Reagon ashpër Rusia: Janë “kategorikisht të papranueshme”

January 13, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

January 13, 2026
Prokuroria kërkon dënim me vdekje për ish-presidentin e Koresë së Jugut

Prokuroria kërkon dënim me vdekje për ish-presidentin e Koresë së Jugut

January 13, 2026
Performon si DJ në Bejrut, prifti merr kritika nga një grup besimtarësh

Performon si DJ në Bejrut, prifti merr kritika nga një grup besimtarësh

January 13, 2026
Lëvizje në polici, ndryshojnë shefat e komisariateve në Tiranë dhe rrethe

Policia e Shtetit: Nuk na u kërkua mbështetje për shoqërimin e Altin Ndocit në spitalin e Durrësit. Forcat Operacionale nisen drejt…

January 13, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Manjani: Nuk ka drejtësi cilësore pa hetim cilësor! Janë bërë si manjakë celularësh dhe spiunë jetësh private..

January 13, 2026
Murrizi kritika të ashpra Belind Këlliçit: Deklarata e tij, psikozë komuniste! Ka disa padi mes tij dhe Bardhit

Murrizi kritika të ashpra Belind Këlliçit: Deklarata e tij, psikozë komuniste! Ka disa padi mes tij dhe Bardhit

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In