• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet/ Kush është shkodrani ‘Gjyshka’, i përfshirë në vrasjen e Fridman Xhaferajt

by Java News
02/10/2023 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulohet fotoja e Idriz Manej, shkodrani që njihet me nofkën “Gjyshka”, i përfshirë në vrasjen e Fridman Xhaferajt në 2 qershor 2021.

Sipas Ora News, fillimisht “Gjyshka” u arrestua në muajin nëntor të vitit 2021 nga Policia e Korçës, gjatë operacionit të koduar “Ristart”, pasi së bashku me Ligor Romaçkën, Joni Moskun dhe një person tjetër, tentuan të trafikonin 114 kg drogë përmes pikës kufitare të Goricës në Maqedoninë e Veriut.

Për këtë episode trafikimi, Idriz Manej është deklaruar fajtor dhe dënuar me 8 vite burgim.

Ndërsa teksa ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Drenovës, “Gjyshka” është arrestuar për herë të dytë, këtë radhë nga Prokuroria e Elbasanit, e cila e akuzon se ka marrë pjesë në vrasjen e Fridman Xhaferaj në Korçë.
Sipas rrëfimit të bashkëpunëtorit të Prokurorisë së Elbasanit, Artan Tafani, Idriz Manej ka qënë pjesë e grupit të përbërë nga Laert Haxhiu, Lulzim Spahija, Ligor Romaçka, Mariglen Topuzi dhe Bledar Berberit. Pikërisht këta emra, së bashku me të penduarin Tafani, kanë vrarë me armë zjari dhe më pas hedhur në ujërat e rezervuarit të Gjançit në Korçë, Fridman Xhaferaj.

Për këtë krim ditën e djeshme Gjykata e Elbasanit caktoi masën e “arrestit në burg” për 58-vjeçarin Idriz Manej. Ndërsa çështja kundër tij dhe 14 personave të tjerë pritet ti kalojë për koopetencë prokurorisë së posaçme SPAK, e cila do kryejë hetime më te thelluara ndaj këtij grupi.

Vrasja e Fridman Xhaferajt, në 2 qershor 2023 në Korçë, është një nga krimet më shtazarake të kryera nga Laert Haxhiu dhe banda e tij me bazë veprimi në Lushnjë, Pogradec dhe Korçë. Fridmani sapo kishte dalë nga burgu i Peqinit, teksa akuzohej për djegien e një makine në Lushnjë, porosi që ishte dhënë nga kushëriri i tij, Laert Haxhiu. Xhaferaj dhe Haxhiu nuk ishin thjesht dy të njohur në Lushnjë, por ata janë kushërinj mes njëri-tjetrin.

Për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Artan Tafani, vrasja e Fridman Xhaferaj, ka qenë më e rënda dhe shtazarakja. Kjo vrasje ka lënë shenja tek ai, duke besuar se Laert Haxhiu tashmë ishte kthyer në bishë, një njeri me paranoja që ishte i gatshëm të vriste këdo nga grupi i tij, nëse dyshonte se mund ta tradhtonte.

Vrasja e tij në Korçë është kryer vetëm sepse Xhaferaj në një moment e kishte kërcënuar kushëririn e tij Laertin, se nëse ky i fundit nuk e ndihmonte për ta nxjerrë nga burgu i Peqinit, Fridmani do fillonte të fliste në polici dhe prokurori, për vendndodhjen e të kërkuarit Laert Haxhiu dhe krimet e tij./f.s

Next Post
Sulmi në veri të Kosovës/ Politikani serb: Inteligjenca perëndimore e dinte, kurthi për Vuçiçin

Sulmi në veri të Kosovës/ Politikani serb: Inteligjenca perëndimore e dinte, kurthi për Vuçiçin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In