• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ Kreu i grupit të grabitësve të Rinasit dhe dinamika e kapjes së hajdutëve

by Java News
14/02/2017 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grabitja spektakolare datës 9 shkurt 2017 në aksin Tiranë-Rinas, nuk ëshë e vetmja e grupit të arrestuar sot nga Policia e Tiranës përmes një operacioni të gjerë në zonën mes kryeqytetit dhe Vorës. I njëjti grup ka kryer edhe grabitjen e datës 3 dhjetor 2015, po në aksin Tiranë-Rinas, ku në afërsi të Qafës së Kasharit u sulmua me armë eskorta e vlerave monetare që po transportoheshin nga kompania private e sigurimit “Rogat Security”. Ishin sërish para të një banke të nivelit të dytë që po transportoheshin drejt aeroportit të Rinasit, për t’u dërguar jashtë vendit.  Nëse i krahason të dy ngjarjet zbulon se skema e grabitjes në të dy rastet është gati e njëjtë.

Grupi i armatosur me maska dhe pajime policie, sulmon me armë eskortën që shoqëron paratë. Më pas nën kërcënimin e armëve zbraps rojet private që shoqërojnë paratë dhe brenda dy minutash merr thesët me lekë. Në rastin e grabitjes së Kasharit rreth një vit më parë, autorët me anë të një sendi kanë thyer xhamat e automjetit të blinduar dhe kanë zbritur me forcë punonjësit e policisë private duke i shtrirë në tokë, dhe pasi kanë marrë sasinë e lekëve janë larguar  me automjetin e tyre.

Ndërkohë edhe në rastin e grabitjes së datës 9 shkurt  2017, autorët kanë vepruar po në të njëjtën mënyrë. Ata kënë qëlluar me armë gomën e përparme të makinës së parë dhe me anë të një sendi të fortë kanë thyer xhamat e automjetit të blinduar duke zbritur me forcë punonjësit e policisë private dhe duke i shtrirë në tokë. Në të njëjtën kohë një tjetër automjet i dyshuar i autorëve kanë sulmuar makinën e shoqëruese të dytë te shoqërisë private duke neutralizuar punonjësit  e shoqërisë private të cilët ndodheshin në  të. Pasi  kanë marrë sasinë e parave, ata janë larguar me të dy automjetet e tyre. E përbashkëta tjetër e këtyre dy ngjarjeve kriminale është gjithashtu edhe fakti se në përfundim të çdo grabtije, grupi i digjte automjetet jo shumë larg vendngjarjes dhe më pas zhdukej me makina të tjera.

Pas grabitjes në Qafën e Kasharit autorët e braktisën automjetin e tyre tip “Fuoristradë” në afërsi të City Park dhe i vunë flakën. Ndërkohë pas grabitjes së disa ditëve më parë pranë Rinasit, automjetet e djegura të autorëve u gjetën në afërsi të Urës së Limuthit. Policia tha sot se pas hetimeve dhe informacioneve në rrugë operative është arritur të provohet dhe dokumentohet implikimi i të paktën 6 personave në këto dy supergrabitje.

Të arrestuarit janë: Fation Xhyliu , 33 vjec, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish punonjës  i kompanisë “Rogat Security”, kompani që kryente transportin e parave të grabitura më 3 dhjetor 2015. Ditjon Memlika, 31 vjec, lindur në Tepelene dhe banues ne Tiranë, ish efektiv në forcat ushtarake. Neim Avdulaj, 28 vjec, lindur në Vlorë dhe banues  në Tiranë, ish ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit. Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit me iniciale M.A., dhe Ç.A. dhe po punohet për kapjen e tyre.

Ndërkohë Lapsi.al mëson se kreu i këtij grupi kriminal, shtetasi me inicialet A.N, nuk është kapur ende. Forcat RENEA vijojnë operacionin në zonën e Farkës. Policia dyshon se po i njëjti grup ka gisht edhe në grabitjen e Union Bank pranë stacionit të Trenit në Tiranë, ngjarje e ndodhur më datë 13 shkurt 2015. Por deri më tani kjo grabitje nuk është provuar./lapsi.al

Next Post
Grabitja në Rinas, njëri prej autorëve kushëriri i Ilir Kupës, kreut të bandës së Babagjyshëve

Grabitja në Rinas, njëri prej autorëve kushëriri i Ilir Kupës, kreut të bandës së Babagjyshëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In