• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet/ Ish-mësuesi i dënuar për vrasje u qëllua nga vrasës me pagesë, vlonjati ishte me gruan dhe foshnjën

by Java News
02/09/2019 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasës me pagesë dyshohet të jenë personat që qëlluan me armë ndaj Elius Thartorit, ish-mësues Fiskulture në Vlorë, që i shpëtoi një atentati të mirëorganizuar katër ditë më parë në qytetin bregdetar. Burime nga grupi hetimor thanë për Report Tv, se dyshohet që autorët të kenë qenë dy persona dhe të kenë qëlluar nga një distancë prej 70 metrash. Policia nuk gjeti gëzhojë në vendin e ngjarjes, dhe kjo hedh dyshime se autorët, ende të paidentifikuar, të kenë qëlluar me armë nga brenda makinës. Ndërkohë, targa e këtij automjeti që përdorën autorët, dyshohet të jetë e falsifikuar.

Elius Thartori u qëllua me armë teksa ndodhej në verandën e shtëpisë së tij, në prani të gruas dhe të foshnjes së tyre, 2 muajshe. Ka qenë mrekulli që gruaja dhe foshnja nuk kanë marrë asnjë dëmtim. Thartori mori vetëm një plumb ku pësoi dëmtime në mushkëri, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në prill të 2008 ai është dënuar me 10 vite burgim për vrasjen e njerkun e tij në Durrës, krim të cilin e ka kryer në shenjë hakmarrje, pasi njerku i kishte vrarë nënën. “Shqiptarja.com” mëson se Thartori për një periudhë të shkurtër kohe gjatë kryerjes së dënimit në burgun e Korçës, ka marrë tre masa ndëshkimore, për shkak të sjelljes së tij agresive ndaj të dënuarve të tjerë.

Megjithatë, hetimet e prokurorisë nuk janë fokusuar tek vrasja e njerkut. Dyshimet janë se Elius Thartori është qëlluar nga persona që merren me aktivitet kriminal në tregun e drogës në Vlorë. Kjo pasi dhe vetë Thartori është i skeduar nga policia si person që merret me këtë aktivitet kriminal në zonën e Vlorës dhe gjithcka dyshohet të ketë ndodhur për prishje të pazareve.

g.kosovari

Next Post
Pas përfundimit të sezonit, publikohet se cilat ishin 5 plazhet më të ndotura në vend

Pas përfundimit të sezonit, publikohet se cilat ishin 5 plazhet më të ndotura në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In