• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ Ish-bashkëshorti i historianes Elena Kocaqi plagosi prindërit e saj pasi nuk pranonte divorcin

by A R
24/12/2016 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një konflikt brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Unazës së Re, në Tiranë me pasojë plagosjen e 3 personave.

Shtetasi Marjan Levanti, ka plagosur me thikë prindërit e ish-bashkëshortes së tij, historianes së njohur Elena Kocaqi, pedagoge në Universitetin e Durrësit.

Ish-vjehrri Ferit Kocaqi, ish-vjehrra Qanie Kocaqi dhe ish kunati i Levantit A. Kocaqi, kanë mbetur të plagosur pasi kanë marrë plagë në trup me thikë, të goditur nga ish-dhëndri i tyre.

Levanti ka shkuar në banesën e Elena Kocaqit dhe pasi ka debatuar me ish-vjehrrin, ka nisur të qëllojë me thikë.

Shkak për këtë ngjarje, sipas policisë, mendohet se është divorci i çiftit ndërsda të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia arrestoi Marian Levantin rreth 2 orë pas ngjarjes.

Kush është Marian Levanti?

Marian Levanti ka qenë i proceduar nga policia edhe më parë për plagosje me thikë.

Pikërisht kjo ngjarje dyshohet se ka qenë si shkak edhe për vrasjen e vëllait të tij në shkurt të vitit 2013-ë, Ardian Levanti, 28 vjeç.

Policia ka arrestuar Pjetër Gjinin nga Rrësheni për vrasjen e vëllait të Marjanit. Policia ngriti dyshime se vrasja e 28-vjeçarit ka ndodhur për hakmarrje, pas zbardhur deri në fund motivet e krimit.

Njoftimi i policisë së Tiranës
Më datë 21.12.2016, rreth orës 20:30, në Unazë të Re, shtetasi M. L., ish-dhëndri i familjes, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete prerëse, ish vjehrrin P. K., ish vjehrrën Q. K. dhe ish kunatin A. K. të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i këtij konflikti është çështja e divorcit.

Punohet për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/a.m.
Next Post
Egjipti tërheq rezolutën në OKB kundër kolonive izraelite në Gaza

Rezoluta kundër ndërtimeve hebreje në Bregun Perëndimor, Netanyahu: E turpshme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com