Një i moshuar ndërroi jetë në spital si pasojë e një grabitje me dhunë në Mallakastër. Grabitësit morën nga banesa vetëm 50 mijë lekë të vjetra.
Ngjarja ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit. Caush Shehaj ndërroi jetë në spital disa orë më vonë për shkak të plagëve të marra.
Dy autorët e grabitjes, Ervis Halimi dhe Musa Gudo u arrestuan në flagrancë ndërsa u porocedua në gjendje të lirë edhe një 16-vjeçar që i shoqëronte.
Policia sekuestreoi një armë zjarri dhe automjetin që përdorën grabitësit për të mbërritur në banesën e të moshuarit.
Grabitësit kërkuan nga dy të moshuarit të hapnin kasafortën të cilën Shehaj e ruante nga koha e komunizmit.
Sipas fqinjëve të njëjtën kasafortë grabitësit e kishin pikasur nga hera e parë që ishin futur në banesë pasi ngjarja ishte e përsëritur.
Sipas tyre në Shehaj e kishte mbushur kasafortën me rërë gjë që e bënte vështirë për tu zhvendosur, por në të nuk kishte asnjë lekë.
E moshuara ka treguar dhunën e dy autorëve ndërsa duket dora e fashuar.
“Na vranë të dy, edhe mua edhe Caushin”- shprehet ajo.
Fqinjët tregojnë se të moshuarit jetonin të dy pasi fëmijët i kishin jashtë vendit.
/s.f











