• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet/ Finalizohet super-operacioni: Hyn në Shqipëri droga e rrezikshme, policia vë në pranga personin që e posedonte

by Java News
14/06/2022 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy persona janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “MDMA” në Vlorë.

R. K., 23 vjeç, banues në Lipjanë, ra në pranga pasi gjatë kontrollit në banesë policia i gjeti tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi, një sasi lënde të dyshuar narkotike MDMA dhe një sasi lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndara në doza.

Po ashtu u arrestua edhe A. S., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në përdorim të tij, në fshatin Shënvasil, Himarë, u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “MDMA”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë.

Goditet 2 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, cannabis sativa dhe tableta ekstazi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, se një shtetas mbante droga të forta në vendin ku akomodohej, në Dhërmi, organizuan punën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 23 vjeç, banues në Lipjanë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku qëndronte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi, një sasi lënde të dyshuar narkotike MDMA dhe një sasi lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndara në doza.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura dhe të mbyllura, goditën një tjetër rast, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në përdorim të tij, në fshatin Shënvasil, Himarë, u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Por çfarë është MDMA?

Metilendioksi-metamfetamina (MDMA) është një drogë sintetike që ndryshon disponimin dhe perceptimin (ndërgjegjësimin për objektet dhe kushtet përreth). Është kimikisht i ngjashëm si me stimuluesit ashtu edhe me halucinogjenët, duke prodhuar ndjenja të rritjes së energjisë, kënaqësisë, ngrohtësisë emocionale dhe perceptimit të shtrembëruar shqisor dhe të kohës.

MDMA ishte fillimisht e njohur në skenën e klubeve të natës dhe në festat e vallëzimit gjatë gjithë natës, por droga tani prek një gamë më të gjerë njerëzish që më shpesh e quajnë drogën Ecstasy ose Molly./m.j

Next Post
Sërish në gjyq mjeku italian, trajtonte kancerin nga Tirana e Roma me WhatsApp & Skype

Sërish në gjyq mjeku italian, trajtonte kancerin nga Tirana e Roma me WhatsApp & Skype

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In