Dy të plagosurit në Tiranë, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi rezultojnë se janë shokë me njëri-tjetrin teksa pretendojnë se u qëlluan me armë zjarri pistoletë nga Aldo Gjini.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se dy të plagosurit kanë rrëfyer se po pinin kafe në një lokal tek pallati ‘’Grand’’ dhe aty u konfliktuan me të riun tjetër.
Më pas autori i qëlloi me armë zjarri dhe u largua.