• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet/ “E vrava sepse më shau motrën dhe e kapi për flokësh”

by Java News
13/11/2016 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Kurbinit ka mbyllur hetimet për vrasjen e Ndrec Prenit pas një sherri që erdhi si rezultati i një konflikti pronësie. Për vrasjen e tij akuzohet Indrit Ndoci, 30 vjeç, kurse motrat e tij, Xhoana Ndoci, 25 vjeçe, e cila fillimisht deklaroi se ishte ajo autorja e krimit, akuzohet për kanosje.

Indrit Ndoci
Indrit Ndoci

Indirt Ndoci vrau Prenin pasi ky i fundit bashkë me dy kunatat e tij kishte shkuar në ne vendin e quajtur “Lajthia e madhe”, ne fshatin Lester të Kurbinit për të mbledhur gështenja. Dy familjet kishin prej kohësh një konflikt të hapur për këtë pyll, pasi të dy palët pretendonin pronësinë e tij.

Motra e autorit të krimit, Xhoana Ndoci ka qëlluar me një armë gjahu çifte duke kanosur tre pjesëtarët e familjes Preni që të mos hynin në pronën e saj. Por, Ndrec Preni nuk është zmbrapsur dhe sipas dëshmisë së autorit ai e ka fyer dhe kapur për flokësh motrën e tij.

Këtu ka ndërhyrë, Indrit Ndoci, i cili sipas tij ka qëlluar nga një distancë prej 70 metra, duke lënë të vdekur në vend Ndrec Prenin.

Ngjarja

Më 12 tetor të vitit të kaluar, rreth ores  07.00, ne  lagjen Lester, te fshatit  Gallate,  te rrethit Kurbin, ne nje pyll me geshtenja, pas nje konflikti per motive pronesie, shtetasi  Indrit  Ndoc Ndoci,  ka vrare me arme zjarri shtetasin  Ndrec  Preni.  Menjehere pas ngjarjes autori i vepres eshte larguar ne drejtim te paditur.kurbi_arma_e_krimit_11171

Pas marrjes se informacionit, sherbimet e policise te Komisariatit Kurbin, kane vajtur ne vendin e ngjarje dhe kane vijuar kryerjen e veprimeve hetimore .

Gjate shpjegimeve te para nga kunata e  viktimes, Eljona Preni, rezulton se rreth ores 7.00,  ajo  bashke me kunaten tjeter  Pashke Prenin, dhe me Ndrec Prenin, (viktimen), kane vajtur per te mbledhur geshtenja ne vendin e quajtur “Lajthia e madhe”, ne fshatin Lester. Tek nje shesh ku do mblidhnin geshtenja jane takuar me Xhoana Ndoci, (Xhuli), e cila mbante nje arme gjahu – cifte ne dore, e cila sapo i ka pare u ka thene “ ku po shkoni, dilni se eshte toka jone” dhe ka qelluar me kete arme nje here ne ajer.

Gjate kesaj kohe,  20 meter larg Xhoanes, vellai i kesaj te fundit,  Indrit Ndoci, ka qelluar me automatik ne ajer. Me pas, Indriti  i ka thene motres se tij,  Xhoanes  “largohu/hapu”  dhe ka qelluar  ne  drejtim te Ndreces, duke e vrare ate ne vend.

Sipas deklarueses,  motivi i ngjarjes, eshte nje konflikt  i mbartur pronesie  lidhur me  pyllin me  geshtenja  ne vendin e ngjarjes, i qujatur  “Lajthia e Madhe”,  ne fshatin Selite, Lester, ku te dyja palet ne konflikt kane pretendime mbi pronesine e ketyre geshtenjave.

Ne te njejten menyre e shpjegon ngjarjen edhe Alfons Palaj, i cili ka qene prezent ne momentet e ngjarjes.geshtenjart_11456

Gjate marrjes ne pyetje lidhur me kete ngjarje, motra e autorit të vrasjes Xhoana  Ndoci,  ka shpjeguar  se rreth ores 06:30, ka vajtur  tek ara ne pyllin me geshtenja, duke marre me vete edhe nje arme  gjahu cifte te cilen sipas saj e kishte fshehur ne ferre.

Pas disa minutsh, ne ate vend,ka vajtur Ndrec Preni bashke me dy kunatat e tij, Elona Prendi dhe Pashke Prendi, per te mbledhe geshtenja. Pasi jane afruar rreth 30 metra Xhoana ju ka thene atyre qe te largohen nga andej , por kesaj thirrje ata nuk ju jane bindur dhe kane vazhduar te ecnin  ne drejtim te saj.

Ne keto momente pretendon Xhoana,  Ndreca  e ka fyer dhe pikerisht ne kete moment, ajo shpkjegon se ka  qelluar me arme gjahu ne drejtim te Ndreces dhe e ka vrare ne vend ate. Shtetesja ne fjale  shpjegon se ne ato momente  ne ate vend nuk ka patur persona te tjere nga  familja e saj apo e fisit te saj dhe se ne kete vend nuk ka pare nese kane qene  te pranishem edhe Fatjon dhe Nikoll Ndoci.

Ne baze te veprimeve te para hetimore te kryera, referuar  edhe  shjegimeve te saj, me daten 12.10.2015, ora 19:45, sherbimet e policise gjyqesore kane arrestuar ne flagrance Xhoana  Ndoci, per vepren penale te vrasjes me paramendim, kryer ne bashkepunim, .

Mbi bazen e kerkeses se prokurorit, Gjykata Kurbin, me vendimin nr.1030-167 date 16.10.2015, ka vleftesuar te ligjshem  arrestimin ne flagrance te Xhoana Ndoci, dhe ka caktuar ndaj saj, masen e sigurimit – arrest ne burg, me afat 15 dite, duke lene per detryre te kryhen ekspertimet tekniko-balistike te gezhojave te gjetura ne vendin e ngjarjes si dhe ekspertimi  mjeko-ligjor i viktimes, a veprime te tjera qe sqarojne poziten e te arrstuares Xhoana Ndoci, karshi vepres penale te vrasjes.

Gjate marrjes  ne  pyetje nga prokurori, e arrestuara, Xhoana Ndoci ka shpjeguar se nuk eshte ajo qe e ka bere vrasjen, por ne momentin qe ajo ishte duke u konfliktuar me Ndrec Prenin, ka degjuar krisma arme te cilat vinin nga drejtimi ku  ishte  vellai i saj,  Indrit Ndocit, dhe po ne kete moment ka pare Ndrecen qe eshte rrezuar pertoke dhe eshte vrare. Ajo ka deklaruar se kishte marre persiper vrasjen me qellim per t’ju shmangur ndonje hakmarrje qe familjaret e viktimes,  mund te benin ate dite ndaj vellait te saj te vetem,  Indrit Ndocit.

Gjate  dinamikes se punes se policise  per sqarimin e  rrethanave te ngjarjes, ne oret e para te mengjezit, te nesermen e ngjarjes, dhe konkretisht me daten 13.10.2015, ora 02.00, autori  i vepres, Indrit Ndoci, pasi ka njoftuar Komisariatin e Policise se kerkonte te dorezohej,  eshte vetedorezuar  ne polici duke dorezuar edhe armen e  zjarrit me te cilen ka kryer vrasjen.

Me proces verbalin e dats  13.10.2015 ora 07.00,  sherbimet e policise gjyqesore kane sekuestruar  me cilesine  proves materiale, armen e zjarrit te dorezuar nga shtetasi Indrit Ndoci – “pushke 10- she”   me nr. te stampuar  14129048, dhe qe ne shulin e saj, ka te stampuar nr. 29048 me 6 fisheke  mod. 56 kal. 7.62 m/m, ne gushen e armes.

Gjate shpjegimeve te tij rreth ngjarjes, si para policise gjyqesore ashtu dhe para prokurorit, shtetasi Indrit Ndoci, ka pranuar se ka vrare me arme zjarri, pushke, shtetasin Ndrec Prendi.

Ai ka shpjeguar se rreth pres 06:00, ka dale nga shtepia dhe  ka vajtur ne fshatin Selite  per te shkuar tek toka e tij qe ka ne pyllin me geshtenja,  duke marre me vete edhe nje arme zjarri pushtke, 10-she. Kur ka vajtur tek ara, ne ate vend, ka ardhur Arben Prendi dhe Ylli Prendi,  te cilet sipas tij ishin te armatosur me pistoleta,  dhe ai ka qelluar dy here ne ajer per ti trembur, dhe per kete shkak  Ylli dhe Arbeni, jane larguar nga ky vend per ne banesat e tyre .

Me pas rreth ores 07:00, ne ate vend,  ka vajtur Ndrec Preni bashke me dy kunatat e tij,  Elona Prendi dhe Pashke Prendi, per te mbledhe geshtenja, te cilat kane ndaluar  ne mesin ares/livadhit.  Tek ata  eshte afruar motra e Indritit, Xhoana Ndoci, e cila ka debatuar me Ndrecen qe ai  te largohej nga ai vend, por sipas Indritit ky i fundit e ka fyer dhe e ka kapur per flokesh Xhoanen.

Indriti shpjegon se ka qene i ulur ne cepin e ares tek nje geshtenje dhe duke pare kete skene,  ka qelluar me armen e zjarrit qe kishte me vete  rreth 70 meter larg tyre, me qellim  qe te largoheshin nga motra e tij dhe te mos e godisnin me, ku njera nga predhat e ka e ka goditur per vdekje, Ndrecen.

Pas ketij momenti  Indriti  shpjegon se  eshte larguar bashke me armen e krimit, me qellim per t’ju shmanguar ndonje hakmarrej te mundshme, derisa  ne oret e para te mengjezit eshte vetedorezuar ne polici, duke dorezuar edhe armen e krimit.

Sipas tij, motivi i ngjarjes, eshte nje konflikt  i mbartur pronesie  lidhur me  pyllin me  geshtenja  ne vendin e qujatur lajthia e Madhe,  ne fshatin Selite,  ku te dyja palet ne konflikt kane pretendime mbi pronesine ne kete vend.

Next Post
Diego Milito, lamtumira e një kampioni

Diego Milito, lamtumira e një kampioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA nis hetimet për presidentin e Kolumbisë pas akuzave për kontakt me trafikantët e drogës

SHBA nis hetimet për presidentin e Kolumbisë pas akuzave për kontakt me trafikantët e drogës

March 20, 2026
Nga lideri Robert Lewandowski te mesfushori i Interit, Polonia publikon listën kundër Shqipërisë

Nga lideri Robert Lewandowski te mesfushori i Interit, Polonia publikon listën kundër Shqipërisë

March 20, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Ku, për çfarë dhe kundër kujt do ‘kandidoni’?

March 20, 2026
‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

March 20, 2026
Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

March 20, 2026
Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

March 20, 2026
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

March 20, 2026
NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

March 20, 2026
REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

March 20, 2026
Rreziku i çmimeve të larta ende i pranishëm, inflacioni bazë u rrit përsëri në dhjetor

Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In