• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET e vrasjes së Saimir Jakut, i plagosuri: Ja çfarë tha para se ta qëllonin

by A R
13/09/2016 08:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjergj Prenga, 50-vjeçari i cili mbeti i plagosur në atentatin që iu bë ish-kreut të OSHEE-së për Veriun, Saimir Jakut, rrëfen me detaje se çfarë ndodhi mëngjesin e së premtes në Rrëshen. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ai tregon nga spitali se si arriti të shpëtojë, edhe pse ka marrë 4 plumba në trup. “Sa më kapën plumbat, unë jam shtrirë direkt. Jam ngritur kur dëgjova njërin që tha ‘e paskan vrarë edhe Gjergjin’. Kur u çova, pashë se Saimiri kishte vdekur”, – tha Prenga. Gjithashtu, 50-vjeçari tregon se me viktimën kishte një lidhje miqësie dhe se nuk ka qenë në dijeni të ndonjë konflikti që 33-vjeçari mund të ketë pasur.
Zoti Gjergji, si ndodhi ngjarja mëngjesin e së premtes kur ju mbetët i plagosur?
Isha ulur të pija një kafe me Saimirin. Unë atë e kam mik shtëpie. Vajza e xhaxhait tim dhe motra e tij janë kunata. Kisha shoqëri miqësore me të. Në momentin që unë dal nga agjencia ime, e cila ndodhet afër lokalit ku u ula me të, Saimiri ma bën me dorë ‘hajde ulu’. Shkova u ula. Në fillim i jam ulur afër dhe, për fatin tim, Saimiri më tha ‘merr një karrige dhe shtyu pak, mos më vagullo këtu’. Unë u ula pak më larg tij. Në tavolinë kishim edhe nipin e tij. Në atë kohë më ka marrë në telefon një miku im që të shkoja në Mal të Zi të bëja një transport me kamion. Në ato momente, më kanë ardhur dy plumba befas dhe më kanë kapur te krahu.
Ju keni qenë i ulur përballë rrugës nga erdhën autorët? I patë se kush ishin?
Unë kam qenë i ulur me kurriz. Nuk pashë asgjë. Në atë kohë, sa më kapën plumbat, unë jam shtrirë direkt. Dhe pasi mora dy plumba në krah, më ka ardhur një rikoshet në këmbë. Pasi jam shtrirë, më ka ardhur edhe një fishek te krahu tjetër, më kaloi anash. Unë nuk kam lëvizur më derisa pushoi komplet situata. Jam ngritur kur kam dëgjuar njërin që tha ‘e paskan vrarë edhe Gjergjin’. Kur u çova, pashë se Saimiri kishte vdekur.
Po gjatë kohës që ke qëndruar i shtirë në tokë, arrite të shihje dikë?
Jo, nuk munda të shihja asgjë. Dëgjoja vetëm të shtënat dhe ndjeva plumbat që më kapën mua. E gjithë ngjarja ndodhi në pak sekonda. Skena ishte si në filma. Unë as nuk pashë njeri fare e jo më t’i njihja.
Kur erdhën autorët, folën diçka apo qëlluan direkt me armë?
Nuk më kujtohet asgjë, sepse në ato momente nuk e kisha mendjen të dëgjoja se çfarë mund të flitej.
Kush ju çoi në spital?
Jam ngritur dhe kam ecur vetë, edhe pse isha i mpirë. Pastaj poshtë shtëpisë u dobësova pak dhe më morën qytetarët që më çuan në spital. Pastaj më sollën këtu në Tiranë. Këtu mora ndihmën mjekësore, ku dua të falënderoj edhe drejtorin e spitalit, Gjovalin Bushin si dhe të gjithë miqtë e mi që më kanë dhënë forcë.
Sa plumba ke marrë?
Unë kam marrë dy plumba këtu (tregon krahun e djathtë), një rikoshet në këmbë dhe një plumb në krahun tjetër. Kam marrë katër plumba. Deshi Zoti që unë sot jam gjallë në gjithë atë që ndodhi! Mbase edhe personi që ka qëlluar me armë nuk ka pasur punë me mua dhe më ka ruajtur, nuk më ka vrarë.
Lokali ku ju ishit ulur është shumë pranë komisariatit të Rrëshenit. Nuk kishte efektivë policie aty?
Nuk e kam pasur mendjen të shihja se kush ishte aty. Më mbrapa kam pyetur njerëzit se çfarë ndodhi.
Sa kohë kishe që ishe ulur me Saimirin?
Mund të kem ndenjur rreth 3 ose 4 minuta. Sepse doja të ikja, por rreziku më kapi.
Ju ka treguar Saimiri se për çfarë arsyeje ia kishin ndryshuar vendin e punës apo për ndonjë konflikt që ai mund të ketë pasur?
Nuk kam qenë në brendësi të asnjë lloj historie të tij. Sa herë që jam ulur me të, nuk e kam ditur kurrën e kurrës se ai mund të kishte probleme me ndonjë njeri. Të paktën unë personalisht. Ai ishte një tip që nuk tregonte gjë, nuk fliste me njeri fare. Kurrën e kurrës nuk më ka treguar asgjë. Dhe kurrën e kurrës unë nuk e di që ai mund të ketë pasur probleme. Madje, edhe kur më ka pyetur policia për ngjarjen, u kam thënë se jam shtrirë në moment dhe nuk po merrja vesh se çfarë po bëhej.
Para një viti e gjysmë Saimirit i është bërë edhe një atentat tjetër. Keni pasur dijeni për këtë gjë?
Jo, nuk kam pasur dijeni. Sepse unë kam punuar në rrugën Tiranë-Athinë dhe ka pasur raste që kam ndenjur edhe me ditë dhe net andej, e s’kam marrë vesh asgjë për të.
Disa muaj më parë, ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar një status në faqen e tij nj rrjetin social “Facebook” se Saimir Jaku ka qenë i dënuar në Itali për drogë…
Nuk di asnjë lloj historie dhe asnjë lloj gjëje./GSH/a.m.

prenga-ok

Next Post
Lukaku “fundos” Sunderlandin e Januzajt

Lukaku “fundos” Sunderlandin e Januzajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com