• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET E REJA/ Vrasja e Ndokës me 14 plumba, pistat e hetimit, konfliktet e të birit

by S M
09/12/2017 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleksandër Ndoka 48 vjeç u qëllua për vdekje pranë banesës në lagjen “Nënë Tereza” nga persona  të paidentifikuar, që mendohet se kanë qenë dy. Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 14 gëzhoja kallashnikovi. Policia ka marrë dëshmitë e para nga familjarët pas ngjarjes. Ata kanë pohuar se kanë dëgjuar zhurmën e të shtënave me armë zjarri, por kanë deklaruar se ‘menduam se ishin qenë fishekzjarrë’.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në  vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Po kontrollohen hyrje- daljet në Shqipëri të personave të panjohur apo skeduar  nga Kosova apo vende të tjera.

Pistat e hetimit

Dalin detaje te reja nga ngjarja e rende e ndodhur ne oret e para te mengjesit te sotem ne Lezhe, kur u ekzekutua me arme zjarri vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Nënë Tereza”.

Sipas policise, rreth orës 04:00 Aleksandër Ndoka është gjetur i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “Mitsubish”  me traga AA 382 SE. Nga hetimet e para dyshohet se kane qene me shume se 2 autor, por per momentin jane ende te paidentifikuar.

Viktima eshte qelluar nga nje distance shume e afert dhe ndaj tij eshte qelluar me bresheri automatiku. Kane qene familjaret ata qe kane degjuar bresherine e armes dhe me pas kane pare gjemen dhe kane njoftuar policine.

Zyrtarisht viktima nuk ka pasur asnje procedim penal, por pista ku po hetohet është përplasja që ka pasur djali i tij në zgjedhjet e 25 qershorit në Lezhë. Samuel Ndoka, u përfshi në një sherr që përfundoi në kanosje me armë zjarri ndaj një aktivisti të LSI në zgjedhjet e 25 qershorit në qarkun e Lezhës. Samuel Ndoka 19 vjeç (djali i Aleksandër Ndokës që u vra sot) akuzohet se së bashku me kushëririn e parë Danjan Ndoka dhe disa persona të tjerë nën kërcënimin e armës kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 Qershorit, aktivistin e LSI-së, Florjan Dushku. Samuel Ndoka dhe Danjan Ndoka u arrestuan në datë 28 tetor, ndërsa u prangosën edhe dy bashkëpunëtorë të tij.

Por ky nuk është konflikti i parë i Samuel Ndokës, që u arrestua në datë 28 tetor në Tiranë me një pistoletë me 7 fishekë, pasi është një emër i njohur për policinë. Samuel Ndoka së bashku me Klajdi Ndokën dhunuan edhe nënkryetarin e qarkut të Lezhës, Agustin Marku duke e goditur disa herë me grushte dhe shqelma në një lokal në 20.02.2017.

Ngjarja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e qetë të Lezhës në orët e para të mëngjesit. Vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka është ekzekutuar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Nënë Tereza”, rreth orës 04:00. Aleksandër Ndoka është gjetur i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “Mitsubishi”  me targa AA 382 SE. Policia është njoftuar për ngjarjen nga banorët e zonës, ndërsa menjëherë pas krimit është vënë në ndjekje të autorëve. Aleksandër Ndoka është edhe anëtar i këshillit bashkiak të Lezhës.

Forca të shumta policie dhe grupe hetimore janë dyndur në Lezhë, duke nisur nga hetimet me shpejtësi, për kapjen e autorit që mbetet i panjohur. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga Drejtoria e Policise Lezhë për kapjen e autorëve, janë dërguar edhe dy grupe të FNSH Shkodër.

NJOFTIMI I POLICISË
Informacion paraprak
Me datë 09.12.2017, rreth orës 04:25, Salla Operative është njoftuar se në Lagjen “Nënë Tereza” ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Lagjen “Nënë Tereza”, ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Mitsubishi”, me targa AA 382 SE, ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A. N, 48 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë, i vrare me arme zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga D.V.P. Lezhë për kapjen e autorëve, janë dërguar edhe dy grupe të F.N.SH. Shkodër

Next Post
Pacuqiao nis bisedimet për sfidën kundër McGregorin

Pacuqiao nis bisedimet për sfidën kundër McGregorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In