• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET E REJA/ Skema e vrasjes së çiftit në Shkodër, ish-polici tentoi të largohej

by Java News
17/07/2018 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje tronditëse dalin në dritë nga vrasja e dyfishtë që ndodhi në Shkodër, ku u ekzekutuan me armë zjarri një ish-efektiv policie dhe bashkëjetuesja e tij.Ngjarja e rëndë ku humbën jetën Boran Bërçana, dhe partnerja e tij, Silvana Ndoci ndodhi në orën 1:15 në lagjen “Naim Gjylbegu” ose e njohur si “Rruga e Gjanë”. Skena makabre ndodhi në sy të fëmijës së tyre gati 2 vjeç, i cili ishte në sediljen e pasme të makinës, ndërsa fatmirësisht nuk mbeti i lënduar.

Skema e vrasjes
Gazetari Senad Nikshiqi, bazuar tek informacionet e siguruara nga grupi hetimor, ka ndërtuar skemën se si ka ndodhur ngjarja. Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se ka qenë një person që ka kryer krimin, ndërsa ai ka pritur mbi 1 orë deri sa ka ardhur çifti me makinë.

Ndërkohë, makina e çiftit është ndalur pak metra përpara, ndërsa autori ka nisur të qëllojë me armë zjarri në drejtim të çiftit. Ndonëse Boran Bërçana ka ecur me makinë, autori sërish ka vijuar të qëllojë, ndërsa mjeti është përplasur te tuneli i pallatit. Nikshiqi bën me dije se autori ka shkrepur 27 plumba me armën me silenciator, ku 21 prej tyre janë gjetur në trupin e ish-policit, ndërsa 6 i kishte bashkëjetuesja e tij.

Po ashtu ka dyshime se fqinjët e viktimave kanë pasur frikë të dalin jashtë pasi kanë dëgjuar përplasjen e makinës, ndërsa kanë njoftuar policinë në orën 06:35. Ndërkohë policia dhe ambulanca ka ardhur në vendin e ngjarjes në orën 06:40 të mëngjesit.

Identikiti i autorit
Grupi hetimor i çështjes ka sekuestruar pamjet filmike të një biznesi që ndodhej aty pranë ngjarjes, ndërkohë që mister ngelet pista e krimit. Autori pak pas vrasjes së çiftit është larguat me një mjet “Benz C Class” në drejtim të lagjes ‘Kiras’. Më pas ai ka marrë drejtimin në Zooteknike, duke u ndalur në zonën e ‘By Pass’-it të Shkodrës që është në ndërtim e sipër, ku dhe i ka vënë flakën mjetit, brenda të cilit ishte dhe arma. Ndonëse nuk dihet ende identiteti i autorit, mësohet se ai është relativisht i gjatë, ndërsa gjatë kohës që kreu krimin mbante një kapele në kokë. Mësohet se mjeti tip “Benz C Class” që u përdor për krimin është vjedhur në Tiranë, ndërsa pjesët e makinës janë marrë në vende të ndryshme dhe mjeti është montuar. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që janë shoqëruar 30 persona. BW

ma.me

Next Post

Tre shenjat më dembele të Horoskopit, gjithçka i lodh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

October 26, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In