Detajet e reja/ Saranda dhe Tropoja transferojnë të paraburgosurit dhe të burgosurit

Dhjetë të paraburgosur të cilët kanë marrë dënim nga Gjykata e Sarandës, por e kanë Apeluar atë në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, janë transferuar drejt Burgut të Fierit deri sa vendimi në ngarkim të tyre të marre formë të prerë.

Ndërkohë burime pranë Komisariatit të Sarandës bëjnë me dije se 3 shtetas për të cilët ditët e fundit Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest ne burg”, nuk janë dërguar në IEVP Sarandë, por janë transferuar në IEVP Bençe, Tepelenë.

Sakaq, edhe 13 të burgosur që vuajnë dënimin në burgun e Tropojës, janë transferuar drejt burgut të Reçit, për shkak se në ditët në vijim burgu i Tropojës pritet të mbyllet.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com