Një pistë e re për aksidentin fatal në sheshxhirimin e filmit “Rust” ka hedhur hije dyshimi mbi aktorin dhe producentin Alec Baldwin.
Aktori mohon të ketë tërhequr këmbëzën e armës manovër që rezultoi në vdekjen e koleges së tij, Halyna Hutchins.
Ekspertët e armëve shprehen se këmbëza “duhej tërhequr” që do të thotë se arma është shkrepur normalisht dhe nuk bëhet fjalë për një defekt.
Përfaqësuesit e Baldwin nuk kanë dhënë asnjë koment për zhvillimin më të fundit rreth çështjes.
Në muajin Prill, akuzat ndaj tij për “vrasje të pavullnetshme” u rrëzuan por prokurorët u shprehën se “nuk e çlirojnë Baldwin nga fajësia kriminale”.
Ende nuk dihet nëse detajet e reja do të rezultojnë në ringritjen e akuzave ndaj Alec Baldwin.