• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet e reja/ Në atentatin e Sukthit morën pjesë 2 grupe në 2 makina, si fshihej Dalipaj nga policia

by A R
27/04/2017 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej disa muajsh, Ervin Dalipaj qëndronte i fshehur në disa banesa mes Tiranës dhe Durrësit, shkruan “Panorama”.

Ai ishte shpallur në kërkim si person i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut, ngjarje për të cilën gjykohej në mungesë pranë Krimeve të Rënda.

Ervin Dalipaj lëvizte i armatosur për faktin se jo vetëm që ishte në kërkim nga policia, por ishte edhe në vëzhgimin e njerëzve të Gazmend Çollakut, për të cilin 38- vjeçari akuzohet se e kishte rrëmbyer në bashkëpunim me Denis Shtrazën.

Grupi hetimor i ngritur për ngjarjen e dy ditëve më parë ku mbeti i vrarë ish-shefi i Policisë së Tiranës, Ervin Dalipaj dhe miku i tij Xhino (Juxhin) Dautaj, ka dalë në përfundimin se në atentatin e organizuar kanë marrë pjesë dy grupe në dy makina.

Pistat 

Ekspertët e grupit hetimor, pas kryerjes së hetimeve fillestare, kanë ngritur dy pista hetimi: vrasje për larje hesapesh dhe hakmarrje.

Këto dy pista janë ngritur paraprakisht duke marrë parasysh të kaluarën e dy viktimave, të cilët dyshohen për vrasje, Ervin Dalipaj për rrëmbimin dhe më pas ekzekutimin e Gazmend Çollakut, ndërsa Xhino Dautaj për vrasjen e kampionit të bilardos, Fatjon Bani, vrasje e ndodhur në Vlorë në vitin 2012.

Për mbledhjen e provave, të cilat do të çojnë në identifikimin e autorëve, Policia ka shoqëruar 18 persona, ndërsa në kërkim është shpallur pronari i mjetit “Audi S8”, me targë AA 111 OI, i identifikuar si Ergys Hoxhaj, 33 vjeç. Sipas grupit hetimor, Policia ka kryer kërkime dhe në banesën e Hoxhajt, por nuk ka mundur ta gjejë atë.

Aktualisht ai është konsideruar nga grupi hetimor si personi që pritet të japë të dhëna të rëndësishme për hetimin për mjetin me të cilin lëvizte Dalipaj. Ky mjet, sipas hetimeve, rezulton se një ditë më parë ka rinovuar siguracionin me vlefshmëri 1 vit, në emër të Ergys Hoxhajt.

Deri në gjetjen e Hoxhajt, hetuesit nuk kanë të dhëna se prej sa kohësh Dalipaj udhëtonte në këtë automjet, i cili dy ditë më parë drejtohej nga Xhino (Juxhin) Dautaj./a.m.

Next Post
Albpetrol: Ja pse e morëm vendburimin e Amonicës

Albpetrol: Ja pse e morëm vendburimin e Amonicës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

March 13, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

March 13, 2026
Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

March 13, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

March 13, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Avokati: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në se nuk duan Berishën

March 13, 2026
Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

March 13, 2026
Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

March 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In