• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet e reja/ Frroku rrezikonte të lirohej më 17 Maj

by Java News
29/04/2016 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arben Frroku u ndalua më datën 6 Mars në Schipol, pranë Aeroportit të Amsterdamit, nga një kontroll rutinë i policisë holandeze, për verifikim dokumentacioni. Ai ka paraqitur një pasaportë dhe patentë greke, me identetin Renato Tsepa, i lindur në Korçë, më 15 Nëntor të vitit 1967.

Në pasaportë shkruhet se dokumenti ishte lëshuar në vitin 2013 dhe skadonte në vitin 2018. Policët holandeze dyshuan se dokumentat ishin të falsifikuar. Më 9 Mars, dyshimet e tyre u konfirmuan. Shtetasi Renato Tsepa nuk ekzistonte dhe pasaporta e patenta nuk ishin lëshuar asnjëherë nga autoritetet greke.

Në të njëjtën datë, nga dhomat e paraburgimit, ai zhvendoset në Qendrën Rezidenciale për Shtetasit e Huaj të Parregullt në Amsterdam, në pritje të identifikimit e më pas të deportimit. Megjithë kontrollin në sistemin kombëtar holandez të gjurmëve të gishtave nuk u arrit identifikimi i tij, shkruan Klan.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thonë se, pas deklaratës së bërë nga ish – Kryeministri Berisha më 26 Prill, se Frroku ishte arrestuar në Holandë, Interpol Tirana ka kërkuar menjëherë informacion Interpol Hagës, nëse Arben Frroku, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ishte ndaluar në Holandë.

Më datën 27 Prill, Interpol Haga ktheu përgjigje me tekstin:

“Nuk kemi asnjë person të ndaluar me gjeneralitet Arben Frroku. Na duhet një format i gjurmëve të gishtave. Na jepni edhe burimin e këtij informacioni. Formati që ka Interpoli nuk mund të krahasohen me formatin e sistemit tonë kombëtar”.

Në të njëjtën datë, rreth orës 11:00 janë dërguar nga autoritet shqiptare me e-mail të dhënat e kërkuara.

Përgjigjja, që Arben Frroku rezultonte i ndaluar ka mbërritur të enjten datë 28 Prill, rreth orës 17 e 10 minuta dhe pas marrjes dijeni nga autoritetet shqiptare, i arrestuar.

Burime nga policia, bëjnë me dije se në rast se nuk do kishte qenë ky komunikim, Arben Frroku rrezikonte të lirohej me datën 17 Maj, datën në të cilën i ishte kërkuar nga autoritetet holandeze që të largohej vullnetarisht nga ky shtet, pasi në të kundërt do dëbohej.

Next Post

Tiranë/ Konflikt mes të rinjsh, plagoset me thikë 27-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

October 6, 2026
VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

October 6, 2026
Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

October 6, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com