• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET E REJA/ Durim Bami tregon kafen me Tom Doshin, çfarë u bisedua tek bar “Antika”

by Java News
20/06/2018 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në dosjen në lidhje me çështjen hetimore të Tom Doshit, Mark Frrokut e Durim Bamit të cilët akuzohen për “kallëzim të rremë”, sikur do të vritej Tom Doshi ka detaje të pa publikuara ndonjëherë. Në dëshminë e tij, Durim Bami ka deklaruar se është thirrur në kafe nga Tom Doshi, i cili i ka thënë se kishte dëshirë ta ndihmonte dhe se donte të njëjtin përkushtim edhe nga ana e tij. Ka qënë deputeti Tom Doshi ai që i ka telefonuar dhe i ka kërkuar të pinë një kafe në lokal “Antika”, pronë e Tom Doshit në zonën e Shallvareve.

“Gjatë bisedës Toma i ka thënë: Kam qejf me të ndihmu, por dua edhe t’i të më ndihmosh për diçka që unë do të kërkoj dhe ai (Durimi) i është përgjigjur: Nëse është diçka që bëhet, do mundohem të të ndihmoj”, -thuhet në dosje, raporton “BalkanWeb”.

Në ato momente Toma i ka shpjeguar se donte të bënte të besueshëm faktin se kanë dashur ta vrasin dhe personi që kishte urdhëruar vrasjen e tij ishte Ilir Meta. Durimi po ashtu ka treguar se pasi të deklaronte diçka të tillë do shpërblehej nga Tom Doshi, shumën nuk ia kishte thënë, por se do të ishte diçka e majme.

Nga ana tjetër në dosje përmendjen edhe emrat e dy punëtorëve të restorant “Antikës”, Dorjan Xheraj, Dallandyshe Mulaj që deklarojnë se e kanë parë Durim Bamin të qëndronte në lokal bashkë me Tom Doshin e Mark Frrokun. Në dosjen e prokurorisë vërtetohet se ka qënë Mark Frroku personi që ka inciuar alibinë e planit për eliminimin fizik të Tom Doshit.

Durim Bami siç sqarohet ka mohuar të ketë njohje me Frrokun dhe se planin e kishte bërë vetëm me Doshin, por deklarimet e punëtorëve të restorantit të Doshit dhe një ngjarje e ndodhur në Durrës, të dokumentuar nga prokuroria thonë të kundërtën.

Në dosje thuhet se: “Të pandehurit Durim Bami i kishin bllokuar një makinë me xhama të zinj, me leje qarkullimi në emër të Mark Frrokut dhe që për zhbllokimin e tij është dashur ndërhyrja e këtij të fundit brenda policisë së Durrësit, së bashku me Tom Doshin. Pas këtij momenti të tre personazhet kanë drekuar në zonë e Plazhit”. balkanweb

ma.me

Next Post
Dhunohej nga vjehrra, nusja 25-vjeçare i drejtohet policisë: Më ndihmoni!

Gruaja dhunohet nga ish-burri, kërkon ndihmë në policinë e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In