• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet e atentatit në Vlorë/ Kush është 33-vjeçari i dënuar për drogë që pas burgut shpërndante pica

by Java News
13/05/2019 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë zbardhur detaje të reja për të kaluarën e 33-vjeçarit që iu bë atentat pasditen e djeshme në autostradën Vlorë-Fier te ura e Mifolit. Sipas burimeve nga grupi hetimor, Romarjo Aliraj është personazh i njohur për drejtësinë, pasi ka qenë dënuar më parë për mashtrim dhe drogë, pasi është arrestuar me kanabis.

Pas daljes nga burgu ai shpërndante pica, ndërsa dje iu bë atentat, por fatmirësisht arriti që të shpëtonte, raporton report tv. Grupi hetimor po heton në pistën e hakmarrjes apo prishjes së pazareve të drogës nisur nga e kaluara e tij, ndërsa deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar.

Por si ndodhi atentati ditën e djeshme. Aliraj ishte duke udhëtuar nga Vlora në drejtim të Fierit në momentin që një makinë po e ndiqte e qëlloi me breshëri. Makina u bë shoshë nga kallashnikovi, pasi e kapën 15 plumba, por fatmirësisht Aliraj shpëtoi pa asnjë plagë nga plumbat, ndërsa ka marrë dëmtime të lehta pas daljes së makinës nga rruga, pasi 33-vjeçari humbi kontrollin duke përfunduar në një arë.

Report Tv solli foton e të riut dhe pamjet e makinës me targa AA 864 SV, e cila i kishte të dyja dyert e hapura duke krijuar dyshimet se në automjet mund të kishte qenë edhe një tjetër person, që mund të ishte larguar pas atentatit për të shpëtuar nga policia. Romarjo Aliraj u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi nuk e ka kapur asnjë plumb.

g.kosovari

Next Post
Shpërndante kokainë, pranga 26-vjeçarit në Elbasan

Shpërndante kokainë, pranga 26-vjeçarit në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Muçi si fabrikë golash dhe asistesh në Turqi, lë pas Salah për rastet e krijuara! Shkëlqen edhe një tjetër shqiptar

Muçi si fabrikë golash dhe asistesh në Turqi, lë pas Salah për rastet e krijuara! Shkëlqen edhe një tjetër shqiptar

September 23, 2026
Aksident në Lushnjë, biçiklisti përplaset me një automjet, përfundon i plagosur në spital

Aksident në Lushnjë, biçiklisti përplaset me një automjet, përfundon i plagosur në spital

September 23, 2026
Që nga 5 tetori, parkim me pagesë në Durrës! Ja sa do të paguajnë qytetarët dhe çfarë përfitojnë rezidentët

Që nga 5 tetori, parkim me pagesë në Durrës! Ja sa do të paguajnë qytetarët dhe çfarë përfitojnë rezidentët

September 23, 2026
Shisnin drogë pranë shkollave, “Perimetri” prangos 2 të rinj persona në Berat! Sekuestrohen mbi 4 kg kanabis dhe…

Shisnin drogë pranë shkollave, “Perimetri” prangos 2 të rinj persona në Berat! Sekuestrohen mbi 4 kg kanabis dhe…

September 23, 2026
“O bosa, ka rënë shteti!”- Debate të forta te ‘Ligjet’ për Vlora Hysenin! Korreshi: U cenua siguria! Boçi: Shtet me letra bakalli! Manja: T’i qëndrojmë rendit të ditës

“O bosa, ka rënë shteti!”- Debate të forta te ‘Ligjet’ për Vlora Hysenin! Korreshi: U cenua siguria! Boçi: Shtet me letra bakalli! Manja: T’i qëndrojmë rendit të ditës

September 23, 2026
Gazetari Berat Buzhala tregon bisedën me Vlora Hysenin para arrestimit: E pyeta a e njeh Egys Agasin dhe më tha…

Gazetari Berat Buzhala tregon bisedën me Vlora Hysenin para arrestimit: E pyeta a e njeh Egys Agasin dhe më tha…

September 23, 2026
VIDEO/ Ja si do të jetë parkingu i ri nëntokësor te Parku i Madh i Liqenit, Bashkia e Tiranës publikon projektin

VIDEO/ Ja si do të jetë parkingu i ri nëntokësor te Parku i Madh i Liqenit, Bashkia e Tiranës publikon projektin

September 23, 2026
VIDEO/ Punimet e lodhshme në Asamblenë e OKB, ministri britanik s’i reziston dot gjumit, kamerat kapin momentin e sikletshëm

VIDEO/ Punimet e lodhshme në Asamblenë e OKB, ministri britanik s’i reziston dot gjumit, kamerat kapin momentin e sikletshëm

September 23, 2026
“Ju deshën 5 muaj për të kthyer përgjigje!”- Xhafaj kritika në Komision kreut të Agjencisë së Eficencës së Energjisë: Institucioni më jo korrekt, s’njihni ende rolin e Kuvendit

“Ju deshën 5 muaj për të kthyer përgjigje!”- Xhafaj kritika në Komision kreut të Agjencisë së Eficencës së Energjisë: Institucioni më jo korrekt, s’njihni ende rolin e Kuvendit

September 23, 2026
Flakët përfshijnë një stan në fshatin Akërni të Vlorës, zjarrfikësit nisen drejt vendngjarjes

Flakët përfshijnë një stan në fshatin Akërni të Vlorës, zjarrfikësit nisen drejt vendngjarjes

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com