• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet e aksionit ku u sekuestruan 1.3 ton kanabis dhe një skaf në Kavajë

by A R
14/07/2017 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
pas operacionit policor në Vlorë ku u sekuestruan rreth 17 ton kanabis, policia ka finalizuar një tjetër operacion masiv në zonën e Kavajës.
Në kuadër të operacionit antidrogë i koduar “Pilotët”, u sekuestruan 1 ton e 360 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva, 3 automjete, 1 gomone, dhe një mjet i rëndë traktor.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas si dhe shpallën në kërkim 3  shtetas të tjerë.
Gjithashu shoqërohen në Komisariatin e Policisë Kavajë edhe disa shtetas   të tjerë për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.
 Gjatë orëve të para të ditës së sotme , nga efektivat e Komisariatit të Policisë Kavajë , është zhvilluar operacioni i koduar “Pilotët”.
Operacioni u zhvillua në bazë të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për goditjen e “Kultivimit” dhe “Trafikimit të lëndëve narkotike”,  dhe konkretisht:
Më datë 14.07.2017,  rreth orës 02:20 , shërbimet e policisë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur fshati “Bago” , dy automjete, konkretisht një  “Land Rover “dhe një furgon  mund të transportonin   lëndë narkotike.
Menjëherë është organizuar puna  për bllokimin e tyre.
Në momentin e kostatimit të këtyre dy automjeteve,  nga ana e punonjësve të policisë u është bërë shenjë për të ndaluar por këto automjete nuk kanë ndaluar duke shtuar shpejtësinë dhe duke  rrezikuar jetën e punonjësve të policisë .
Drejtuesit dhe personat e tjerë që kanë qenë në këto automjete,  duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë, kanë arritur të largohen duke braktisur automjetet.
Nga kqyrja e këtyre  automjeteve,  rezultoi se   në brendësi të tyre   kishte pako të mëdha me lëndë  të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e cila pas peshimit rezultoi  rreth  1360 kg.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e  Policisë Kavajë në bashkëpunim me Sektorin për hetimin e  narkotikëve në D.V.P. Tiranë , është organizuar puna dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i  shtetasve :
– Joni Sadikaj,
– Roland Hysenbelliu
– Kejvi Hajdari
Nga veprimet hetimore të kryera , rezulton se bashkëpuntor  janë edhe shtetasit :
B.B., dhe F.S. të cilët janë shpallur në kërkim policor dhe punohet për kapjen e tyre.
Më pas nga ana e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë , është vijuar operacioni duke  bërë  krehjen  e terrenit dhe territorit,  ku si rezultat  janë kostatuar një gomone me gjatësi 7.7m me dy motorrë me 200 KV e tipit Kavasaki e lidhur me nje traktor pa targa , si dhe nje automjet i markës Toyota,  cila nga verifikimet i përket shtetasit :
H. K. i cili është  shpallur gjithashtu  në kërkim policor.
Gjithashtu , në lidhje me këtë  ngjarje,   janë shoqëruar edhe  disa shtetas të tjerë për tu marrë në pyetje.
Materialet proçeduriale i kaluan  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së  Parë për Krimet e Rënda Tiranë,  për veprën penale  “Trafikim të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”   e mbetur në tentativë ‘ parashikuar nga nenet 283/a ,22 dhe 25 të Kodit Penal./a.m.

Next Post
Telekom Electronic Beats, Vera do na “nxjerrë shkumën”

Telekom Electronic Beats, Vera do na "nxjerrë shkumën"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In