• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ Bosi shqiptar i kokainës i lidhur me kartelin kolumbian

by A R
19/06/2017 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet greke dhe DEA amerikane e stacionuar në Athinë vazhdojnë hetimet për rrjetin e kokainës që drejtohej nga një biznesmen shqiptar.

Gazeta greke “I Efimerida” ka publikuar dokumente të dëshmive dhe të provave të mbledhura për këtë organizatë. Sipas kësaj gazete, “truri” i trafikut të kokainës është biznesmeni shqiptar Arian S., 54 – vjeç. Ai është nga Fieri dhe jeton në një vilë në Kavuri, zonë në periferi të Athinës. Arian S. është biznesmen në fushën e tregtimit të gazit natyror dhe karburantit. Më parë, emri i tij ka qenë i përfshirë në një tjetër rast të trafikut të drogës në Spanjë dhe në Itali, por ka mundur të shpëtojë dhe asnjëherë nuk është dënuar, thotë gazeta “I Efimerida”.

Sipas të dhënave të autoriteteve greke, drejtuesit e kësaj organizate kishin kontakt të drejtpërdrejtë me një kartel droge në Kolumbi, ku dhe merrnin kokainën.

Nga Amerika Latine, kokaina dërgohej në Ballkan. Përpunimi bëhej në Shqipëri dhe në Kosovë dhe më pas trafikohej në zonën e Trikallas. Këtu hynte në lojë biznesmeni grek Sakis Karatzounis, edhe ky i arrestuar, i cili kishte për detyrë të magazinonte drogën që sillnin shqiptarët. Pas kësaj, kokaina transportohej për në Athinë dhe në Mikonos, ku shitej për klientët VIP dhe 1 gr kapte vlerën e 100 Eurove.

Biznesmeni Arian S. dhe 4 shqiptarë të tjerë së bashku me sipërmarrësin grek ndodhen tashmë në duart e autoriteteve greke. Biznesmeni Sakis Karatzounis ka pranuar përfshirjen në këtë rrjet dhe ka thënë para hetuesve se 6 muaj më parë u kontaktua nga Arian S. Më pas, ky i fundit i kërkoi të ruante një sasi droge në depon e shtëpisë së tij, biznesmeni grek tha se nuk kishte dijeni që ishte kokainë.

DEA amerikane kishte marrë informacione se një sasi kokaine ishte nisur nga Kolumbia drejt Ballkanit nën logon e “Playboy” dhe zbuloi se të përfshirë ishin shqiptarë dhe grekë. Gjatë aksionit antidrogë të zhvilluar më 7 Qershor, autoritetet greke sekuestruan 20 kg kokainë në zonën e Trikallas. Ndërkohë, mediat greke nuk kanë publikuar ende asnjë dëshmi në polici të biznesmenit shqiptar. /tvklan.al

Next Post
Sa të besueshme janë sondazhet? Profesori amerikan: Në Lindje tjetër thonë e ndryshe veprojnë…

Sondazhi italian, PS siguron 69-73 mandate, PD 41-45, LSI 13-17

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com