• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet/ Biznesmeni vari veten pasi e njoftuan për shembjen e lokalit

by A R
22/07/2017 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detaje te reja nga vetevarja e biznesmenit 54-vjeçar në banesën e tij në Elbasan.

Biznesmeni, pasi u lajmërua se do t’i prishej lokali që ai kishte në pronësi prej shumë vitesh. Shefik Bora, baba i dy fëmijëve, i cili njihet në qytet si pronar i një lokali shumë pranë parkut “Rinia”, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur, shkruan “Panorama”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës, kur 54-vjeçari Bora është gjetur i vetëvarur në shkallët e banesës së tij, në lagjen “5 Maji”, nga familjarët.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur Policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat që e çuan babain e dy fëmijëve të vetëvritet. Policia, pasi ka këqyrur kufomën, nuk ka konstatuar shenja dhune në trupin e tij, ndërsa familjarët kanë deklaruar se prej disa kohësh ai kishte shfaqur shenja depresioni.

Policia e Elbasanit bëri të ditur se ka qenë ora 21:30, kur biznesmeni është gjetur nga familjarët i varur në shkallët e banesës së hotelit, ku një nga tri katet e tij ai e kishte përdorur si banesë dhe jetonte atje prej 15 vitesh që nga ngritja e lokalit.

Sipas burimeve nga familja e biznesmenit, dyshohet që ai ta ketë kryer këtë akt, pasi jo një herë, por disa herë i është lajmëruar se lokali i tij i ndërtuar prej 15 vitesh në një nga lulishtet e parkut “Rinia” do të prishet, pasi aty do të kalojë rruga e makinave.

Përballë me lokalin e biznesmenit është ndërtuar Gjykata e re e Elbasanit, e cila do të prishë edhe disa lokale në zonën ku ajo rrethohet, përfshirë edhe lokalin e viktimës Bora.

Kjo dyshohet ka qenë edhe arsyeja që 54-vjeçari prej kohësh ka nisur të shqetësohet për faktin se lokali do t’i prishet. Ai ka nisur të shfaqë shenjat e para të depresionit prej më shumë se një vit më parë, kur edhe ishte sinjalizuar për prishjen e objektit.

Më pas, atij i kanë ardhur disa paralajmërime të tjera, ku në saje të një projekti tjetër të bashkisë për rrugën, atij do t’i shembej objekti. Kjo nuk është përballuar nga ana e 54- vjeçarit, i cili, sipas dëshmisë së dhënë nga familjarët në polici, ka qenë mjaft i lidhur me punën në lokal dhe fakti se do shembej, e kishte tronditur atë jashtë mase.

Mbrëmjen e së enjtes, ai ka shfrytëzuar një moment kur ka parë që në banesë nuk ka pasur njeri, pasi bashkëshortja me fëmijët ndodheshin në ambientet e jashtme të lokalit. Ka qenë djali i tij ai që e ka gjetur i pari të vetëvarur të atin në sheshpushimin e shkallëve.

Këtë lokal 54-vjeçari kishte mbi 15 vjet që e kishte hapur, ku fillimisht shërbente si bar restorant dhe vitet e fundit ishte kthyer edhe në hotel. Policia bën me dije se ai e kryente këtë aktivitet konform ligjit, si edhe ishte taksapagues i rregullt kundrejt detyrimeve të shtetit.

“Më datë 19.07.2017, në lagjen ‘5 Maji’, në sheshpushimin e shkallëve të banesës së tij, shtetasi Sh.B., 54 vjeç, banues në Elbasan, është vetëvarur dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar dëmtime apo shenja dhune. Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhej në njoftimin e Policisë së Elbasanit.

Next Post
Serbi rreh pilotin britanik në kafe, që mburrej se bombardoi Serbinë në 1999

Serbi rreh pilotin britanik në kafe, që mburrej se bombardoi Serbinë në 1999

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT! Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

EMRAT! Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

March 2, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Sulmet ndaj Iranit, Milo: SHBA dhe Izraeli kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare, ja si duhej vepruar

March 2, 2026
Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

March 2, 2026
Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

March 2, 2026
Kuvend/ Bardhi: S’e thotë opozita se zgjedhjet u morën peng nga krimi, por shefi i delegacionit të PE!

Pse kërcënon Gaz Bardhi të shembë Parlamentin?

March 2, 2026
444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

March 2, 2026
Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

March 2, 2026
Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!

Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!

March 2, 2026
Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

March 2, 2026
Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In