• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Detajet/ Arishta refuzoi edhe thirrjet e motrës për t’u dorëzuar

by
05/10/2015 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen të tjera detaje nga operacioni i forcave RENEA dhe autorit të vrasjes së komandatit të FNSH-së në Shkodër Simon Gjeta. Operacioni i cili zgjat plot 12 orë me shkëmbimbe zjarri, u konkludua me vrasjen e autorit Ruzhdi Arishta në orën 7:10 të mëngjesit të djeshëm.

Por sipas policisë, ky ishte një operacion tejet i vështirë dhe nuk kishte ndodhur tjetër herë që një personazh pa precedentë të mëparshëm të bënte kaq rezistencë, raporton Panorama

Kur forcat speciale rrethuan banesën e Arishtës, pas vrasjes së komandantit Gjeta, ata menduan se pas disa të shtënave, autorit do t’i mbaroheshin fishekët. Por e kishin nënvlerësuar. Për orë të tëra, 56­vjeçari ka mbajtur në tension mbi 200 forca policie dhe drejtuesit e saj që kishin rrethuar fshatin, duke bllokuar edhe rrugën nacionale nga Shkodra drejt kufirit të Muriqanit. Herë pas here ai qëllonte me fishekë tek, duke bërë që forcat e policisë të mendonin se kishte vrarë veten. Kjo mënyrë është përdorur disa herë prej tij, me qëllim futjen në kurth të efektivëve të tjerë të policisë, që rrezikuan jetën ashtu si dhe komandanti Simon Gjeta. Dyshohet se mbi 200 gëzhoja të jenë derdhur nga arma e Arishtës, ndërsa në banesë ai mbante dhe granata, por që nuk ka arritur t’i ndezë kundër policisë. Duke filluar nga mesnata e së shtunës, policia ka vepruar duke hedhur gaz lotsjellës në drejtim të banesës së 56­ vjeçarit. Megjithatë, autori arriti t’ia dilte.

Ai mësohet se kishte përdorur një batanije, si dhe një peshqir të lagur që të rezistonte ndaj gazit lotsjellës. Pas mesnate Arishta ishte i fshehur në një aneks të shtëpisë së tij me 4 dhoma, duke e bërë tepër të mbrojtur nga sulmi i policisë, edhe në rastin kur godina ku jetonte u shemb gati në gjysmën e saj. Disa herë u mendua se ai mund të ishte arratisur, duke kaluar nga pjesa e pasme e shtëpisë, drejt malit, ku dhe kishte një barake të tijën. Por në orët e para të mëngjesit thirrjes së policisë për t’u dorëzuar ai i përgjigjej me shkëmbim zjarri.

Madje mësohet se as motra që jeton në të njëjtën zonë nuk arriti ta bindte. Ajo mori përgjigjen se nëse do të afrohej, do ta hidhte të vdekur. Me durim forcat e policisë pritën deri në mëngjes herët, kur me dritën e agimit të kryenin veprime konkrete.

Next Post

Mjeku i kërkoi të martohej Bleonës, ja si reagon vajza e 64-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In