Ragip Gila, autori i masakrës me dy viktima e dy të plagosur në Shkodër, ishte një person me precedentë penalë. Ai ishte dënuar në vitin 2023 me 5 vite burg për prodhim dhe shitje narkotikësh, por përfitoi ulje dënimi me 1/3 sipas gjykimit të shkurtuar dhe u dënua përfundimisht me 3 vite e 4 muaj burg.
Megjithatë, më 18 gusht 2024, Gila u lirua me kusht nga Gjykata e Shkodrës me vendim të gjyqtarit Albert Keraj.
Atij iu pezullua dënimi dhe u vu në një periudhë prove 5-vjeçare, gjatë së cilës nuk duhej të kryente vepra penale, të shoqërohej me persona të dënuar, apo të përdorte armë. Pavarësisht këtyre kushteve, ai u përfshi në një akt të rëndë kriminal më 8 shtator 2025.
Në këtë ngjarje tragjike, Gila qëlloi me armë zjarri brenda një lokali në qendër të Shkodrës, duke vrarë Amarildo Palin në vend dhe duke lënë të plagosur rëndë Liridon Krajën, i cili ndërroi jetë më vonë në spital. Autoritetet po hetojnë motivet e këtij krimi të rëndë.












