• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DETAJE / U prangos sapo doli nga lokali, Jorgo Goro ishte nën vëzhgim nga agjentët…

by A R
24/03/2024 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Jorgo Goros, kryetar në detyrë i Bashkisë së Himarës, një ditë më parë në fshatin Dhërmi.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, Jorgo Goro u prangos sapo doli nga një lokal.

Ndërkohë që ndodhej në restorant me miqtë e tij, agjentët e SPAK po e mbanin nën vëzhgim. Ata pritën derisa Jorgo Goro doli nga lokali, për t’i vënë më pas prangat dhe për ta shoqëruar drejt Tiranës.

Lokali ku u arrestua Jorgo Goro është në pronësi të kryetarit të fshatit Dhërmi, Aleksi Marko. Biznesi, sipas burimeve, iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm deri në orët e vona të mbrëmjes .

Jorgo Goro akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste.

Sipas SPAK, Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bashin i cili mbante detyrën e Drejtorit të Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Himarë, pa bërë asnjë verifikim konkret sipas ligjit , kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumenta tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të shtetasit Stavri Mehilli.

Po ashtu, SPAK e akuzon Jorgo Goron se në bashkëpunim me Jerasimo Bashin, dokumentacionin e një prone bujqësore prej 5080 m2, e ka kthyer pronë shtet, ku më pas janë kryer transaksione.

Nën hetim nga SPAK janë edhe Bilbil Aliaj, ish-kreun e Kadastrës Vlorë,Vezir Gjikoka ish-jurist dhe Jerasimo Bashi ish-drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashkinë Himarë. /a.r

Next Post
Ndërhyrja ushtarake e NATO, ambasadoret e QUINT: Ndaloi katastrofën humanitare në Kosovë

Ndërhyrja ushtarake e NATO, ambasadoret e QUINT: Ndaloi katastrofën humanitare në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com