• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJE / U kap i armatosur pranë selisë së PS, Gjutës iu gjetën edhe 100 mijë euro

by A R
10/02/2020 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dalin detaje të reja lidhur me shoqërimin në polici të Vladimir Gjutës paraditen e sotme, pranë selisë së Partisë Socialiste.

Ai u kap me një pistoletë në brez dhe në çantë kishte rreth 100 mijë euro.

Ndalimi i tij u bë në zonën e “Dollarit”, teksa mbante kapele në kokë dhe po lëvizte drejt godinës së PS, teksa Kryeministri Edi Rama drejtonte mbledhjen e kryesisë së PS.

Vladimir Gjuta u pikas nga punonjësit e Gardës, pasi u pa pistoleta dhe në çantë kishte shumën e madhe të parave, për të cilat deklaroi se do i thyente.

Gjuta u shoqërua në komisariatin nr.3 të policisë, ku po kryhen vepriomet e mëtejshme ndaj tij.

Kjo pasi ai u kapur pranë godinës së Partisë Socialiste në zonën e “Dollarit”, si dhe i është gjetur një pistoletë me vete. Gjuta, u arrestuar më 4 janar, pasi dhunoi me çekiç kushëririn e tij.

Gjatë dhunës ai i nxiu njërin sy dhe i theu dhëmbët, duke bërë që të arrestohet për plagosje të rëndë me dashje.

Lirimi i Gjutës vjen pasi kushëriri u tërhoq nga padia, çka bëri që Gjykata e Tiranës ta lërë të lirë.Vladimir Gjuta është person i skeduar disa herë nga policia shqiptare.

Ai u akuzua se për vendosjen e tritolit në farmacinë dhe makinën e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, akuza të cilat nuk u provuan.

/a.r

Next Post
Gara për drejtuesin e BKH: Kandidatët i nënshtrohen sot testimit me shkrim

Gara për drejtuesin e BKH: Kandidatët i nënshtrohen sot testimit me shkrim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com