Një tragjedi e dyfishtë ka ndodhur në një familje greke, ku pas vdekjes së 39-vjeçarit, pak orë më vonë ka ndërruar jetë edhe i ati.
Mediat greke shkruajnë se i riu u nda nga jeta ditën e pashkëve, e ndërsa pak orë më pas u shua edhe i ati 77-vjeçar.
Sipas raportimeve, thuhet se babai vuante nga probleme kronike shëndetësore, por humbja e të birit e ka rënduar edhe më tepër.