• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Detaje të reja/ Vrasja e Sinomatajt u planifikua që në tetor: Makina e vrasësve u vodh 3 muaj më parë në Shkodër

by Java News
12/01/2024 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Makina tip “BMW” e përdorur nga autorët e vrasjes së 23-vjeçarit, Gëzim Sinomati mbrëmjen e së dielës në Vlorë rezulton e vjedhur në Shkodër më 19 tetor të vitit 2023.

Kjo e dhënë është përftuar nga grupi hetimor pas verifikimit të numrit te shasisë së makinës, e cila pas ngjarjes u dogj nga autorët në lagjen 24 maji të qytetit të Vlorës.

Nga aty një tjetër mjet dyshohet se u erdhi në ndihmë vrasësve, për të cilët deri tani nuk ka asnjë gjurmë.

Ndërkohë targat e përdorura kanë rezultuar të dubluara në qytetin e Kamzës.

Mbi bazën e këtyre të dhënave grupi hetimor ka ngritur dyshimet se vrasja me snajper e 23-vjeçarit ka nisur të planifikohet kohë më parë.

Atentatorët, që policia thotë se kanë qenë 3, kanë parë me detaje zonën, me qëllim që të largohen pa u kapur nga policia dhe pa lënë gjurmë që mund të çonin në identifikimin e tyre.

Deri në këtë fazë policia dhe prokuroria konsideron me tepër vlerë për hetimin kamerat e sigurisë, përmes të cilave shpreson të identifikojë autorët./m.j
Next Post
Saliu po shkonte natën pyllit!

Zarathustra foli, por tha tjetër gjë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com