• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje të reja, Valbona e kishte denoncuar Pjetrin edhe për dhunë seksuale

by A R
11/08/2018 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një hulumtim ka nxjerrë në pah pretendime të reja për mënyrën se si prokuroria kosovare kishte trajtuar ankesat e Valbona Ndrecajt, gruas e cila mbrëmjen e 7 gushtit u vra së bashku me vajzën e saj.

Është zbuluar se Valbona ishte ankuar në maj të këtij viti në prokurorinë e Gjakovës duke pretenduar se burri i saj e kishte dhunuar edhe seksualisht gjatë jetës së tyre. Kallxo.com zbulon se deklarata e saj nuk është pjesë e diapozitivit të aktakuzës në të cilin Pjetër Nrecaj akuzohet vetëm për lëndim trupor.

Valbona Nrecaj dhe vajza e saj 9 vjeçare u qëlluan për vdekje në mbrëmjen e 7 gushtit, ndërsa i dyshuar për këtë është Pjetër Nrecaj, ish-bashkëshorti i viktimës. Megjithatë, dhuna në këtë familje ishte raportuar edhe në maj të këtij viti nga Valbona Nrecaj, që më pas Prokuroria e Gjakovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Pjetër Nrecaj, për veprën penale lëndim të lehtë trupor.

Kallxo.com ka siguruar aktakuzën e cila e ngarkon Pjetër Nrecaj me akuzën për lëndim të lehtë trupor ndaj Valbona Nrecaj, ish-bashkëshortes së tij. Këtë aktakuzë e kishte përfaqësuar prokurorja Mone Syla. Në lidhje me këtë rast, ndaj të akuzuarit Pjetër Nrecaj ishte shqiptuar masa e paraburgimit prej 1 muaji.

Në deklaratën e dhënë në prokurori, e cila përshkruhet në këtë aktakuzë, Valbona Nrecaj kishte deklaruar se burri i saj kishte kryer me dhunë marrëdhënie seksuale me të.

“Ai gjithmonë ka kërkuar të ketë marrëdhënie seksuale pavarësisht prej meje se a jam e sëmure, a jam me vullnet, dua apo nuk dua, kam qenë e detyruar që t’i nënshtrohem kërkesës së tij për marrëdhënie edhe atëherë kur unë e kam kundërshtuar, ai këtë proces e ka kryer ndaj meje dhunshëm”, kishte deklaruar viktima Valbona Nrecaj para prokurores.Mirëpo, gazeta vëren se askund në aktakuzë nuk përshkruhet nëse prokurorja e rastit, Mone Syla kishte ndërmarrë ndonjë veprim për të hetuar këtë deklaratë të Valbona Nrecaj.

Me një kërkesë zyrtare Kallxo.com, ka kërkuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit të trajtoj mos hetimin e kësaj deklarate të viktimës Valbona Nrecaj nga prokurorja Mone Syla.

Në njoftimin nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në të cilën thuhet se informatat në lidhje me mostrajtimin e deklaratës së viktimës, Valbona Nrecaj nga prokurorja e rastit ishin të sakta.

“Ju njoftoj se unë sot i kam pranuar shkresat e lëndës të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, kundër të pandehurit Pjetër Nrecaj dhe pas shikimit të tyre, kemi gjetur se të dhënat e ofruara nga ana juaj përmes emailit janë plotësisht të sakta”, thuhet në përgjigjen e prokurorit Besim Kelmendi nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

Sipas njoftimit të prokurorit Besim Kelmendi, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit do të njoftoj Këshillin Prokurorial, gjegjësisht Njësitin për vlerësim të përformancës së prokurorëve në lidhje me këtë rast.

“Lidhur me ketë rast, ne do të njoftojmë edhe Njësitin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për vlerësimin e përformacës së prokurorëve”, thuhet në përgjigjen e prokurorit Besim Kelmendi. Më tej, Besim Kelmendi ka njoftuar se për këtë rast kanë kërkuar nga prokurorja Mone Syla që të shyrtohet mundësia e ndryshimit të aktakuzës ndaj të pandehurit Pjetër Nrecaj.

“Ju njoftoj se Zyra jonë ka kërkuar nga prokurorja e rastit që të shqyrtoj të gjitha mundësitë ligjore që gjatë shqyrtimit gjyqësor, të ndryshoj aktakuzën e ngritur kundër të pandehurit Pjetër Nrecaj”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Kallxo.com ka kontaktuar edhe me prokuroren e rastit, Mone Syla, e cila ka deklaruar se ishte e vetëdijshme për deklaratën e Valbona Nrecaj për marrëdhënie seksuale të kryera me dhunë nga ish-bashkëshorti i viktimës, por se sipas saj, nuk ka asnjë ekspert që do të vërtetohen një gjë e tillë.

“Cili ekspert në botë mundet me konstatu një ekspertizë të dhunës seksuale kur ajo pretendonte se bashkëshorti ka kryer marrëdhënie me dhunë për 16 vjet, por asnjëherë se ka tregu kohën as mënyrën dhe as nuk e ka paraqitur rastin, por vetëm se ka pas raste gjatë martesës”, deklaroi prokurorja Mone Syla.

Sipas prokurores, për shkak të pamundësisë për të vërtetuar, ajo nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim shtesë për të hetuar pretendimin e viktimës Valbona Nrecaj, për marrëdhënje seksuale më dhunë të kryera ndaj saj nga ish-bashkëshorti Pjetër Nrecaj.

Më tej prokurorja Mone Syla deklaroi se si prokurore i trajton me prioritet të gjitha rastet e dhunës në familje dhe se këtë rast e ka trajtuar me kujdes.

“Të gjitha lëndët e dhunës në familje, jo vetëm këtë rast, unë i trajtoj me prioritet”, u deklarua prokurorja Mone Syla.

Valbona Nrecaj u qëllua për vdekje mbrëmjen e 7 gushtit pesë orë më herët ajo kishte njoftuar policinë për kërcënimet që po i bëheshin nga ish bashkëshorti. Inspektorati Policor është duke hetuar nëse policia kishte mbrojtur në masën e duhur viktimën./a.m.

Next Post
Mes 8 viktimave në Resulaj dyshohet se ka edhe fëmijë

Alarmi: Persona me çrregullime si monstra i Resulajt ka shumë, mos neglizhoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In