• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje të reja/ “Të pret burgu”! Përdhunoi 7 herë pastruesen shqiptare, biseda e bullgarit me nënën: S’ka kush ta besojë, s’ka dëshmitarë

by Java News
30/07/2021 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e tmerrshme të përdhunimit 7 herë të një pastrueseje shqiptare në zonën e Kato Petralona në Athinë.

50-vjeçarja shqiptare po punonte si pastruese, kur u sulmua nga një 35-vjeçar bullgar, i cili e mbajti peng në shtëpinë e tij dhe e përdhunoi.

Autori, i cili ishte dënuar më parë për përdhunimin e një vajze 20-vjeçare, u vendos në prangat e policisë.

Por teksa ishte në kërkim nga efektivët grekë ai ka zhvilluar disa biseda telefonike me nënën e tij, që janë publikuar nga mediat greke.

Biseda telefonike:

Nëna: Më dëgjo, po të pret burgu. Çfarë bëre, të gjithë pot ë kërkojnë ty! Ku je, çfarë bëre

Autori: Çfarë kam bërë?

Nëna: A e di çfarë ke bërë?

Autori: E di! Mama duhet ta kisha bërë këtë kohë më parë

Nëna: Pse?

Autori: Ti nuk e di çfarë numrash më ka bërë ajo mua, ti e di që shqiptarët më kërcënonin. Këtë po priste ajo, e dinte që isha aty.

Nëna: Më dëgjo, e gjithë Greqia po të kërkon ty, kanë dalë lajmet në internet. Çdo ditë të kërkojnë në lajme, kanë vendosur kamera tek dera e shtëpisë dhe kanë marrë shenjat e gishtave. Do shkosh në burg dhe se di si do të durosh, nuk e di.

Autori: Qetësohu nënë, jam larg. Do kalojë

Nëna: Ku?

Autori: Unë do largohem, nëse nuk më gjejnë brenda 3 muajve do harrohet.

Nëna: Në internet thonë se e ke përdhunuar 7 herë dhe unë i thashë nuk e di, i tregova numrin tënd të telefonit

Autori: Çfarë numri i ke dhënë? Këtë?

Nëna: Po numrin tënd

Autori: Duhet ti kishit dhënë numrin e vjetër

Nëna: Bëj kujdes, lahu, kujdesu për veten sepse unë nuk mundem më. Babai yt pësoi sulm në zemër, tani s’mund të shkoj në shtëpi sepse do më rrahin. Çfarë më bëre tani, çfarë?! Po vdisja dje.

Autori: Hesht

Nëna: 45 deri në 50 vite burg

Autori: U zemërova dhe nuk munda ti kontrolloja nervat, e kapa dhe e godita. Nuk e përdhunova, thjesht e rraha. Më hipën nervat

Nëna: Ti nuk e kupton. Çfarë do bësh

Autori: E di, qetësohu, gjithçka është mirë. Policët nuk kalojnë këtu dhe asgjë s’më ndalon tani

Nëna: A do të lënë? Shkruhet në internet se e ke përdhunuar 7 herë

Autori: S’ka kush ta besojë, s’ka dëshmitarë. Pa dëshmitarë asgjë nuk mund të bëhet.

Nëna: Se di, duhet të marrim avokat

Autori: Nuk ka dëshmitarë dhe s’mund ta provojë

Nëna: Ata po presin poshtë, gazetarët kanë shkruar se e ke përdhunuar 7 herë, çdo ditë policia të kërkon, ke dalë në lajme/ a e di?

Autori: Shoh lajmet nga telefoni

Nëna: Shko fshiu sepse s’mund të të ndihmoj. Ji i kujdesshëm sepse nëse të ndihmoj më kapin edhe mua

Sipas dëshmisë së pastrueses shqiptare ajo po priste ashensorin në pallatin ku punonte rreth orës 08:00 të mëngjesit të 19 qershorit kur shtetasi bullgar e mori me forcë në apartamentin përdhese ku jetonte.

Sipas saj, atje ai e detyroi të kryenin marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur, duke ushtruar dhunë fizike mbi të.

50-vjeçarja shqiptare arriti që të ikte nga banesa rreth orës 17:00 dhe denoncoi përdhunuesin në polici./m.j

Next Post
Çfarë thotë në shqip/ Dua Lipa shijon pushimet në rivierën shqiptare, publikon video me të dashurin duke u hedhur në det

Çfarë thotë në shqip/ Dua Lipa shijon pushimet në rivierën shqiptare, publikon video me të dashurin duke u hedhur në det

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Keni paguar në 1999”, një lokal në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq (FOTO)

“Keni paguar në 1999”, një lokal në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq (FOTO)

March 31, 2026
“Shqipëria po avancon me ritme të shpejta drejt BE-së”, Balla flet për integrimin në takimin e Rrogozhinës

“Shqipëria po avancon me ritme të shpejta drejt BE-së”, Balla flet për integrimin në takimin e Rrogozhinës

March 31, 2026
“Dardani, Shkodra të ka në zemër”, atmosferë festive para ndeshjes Kosovë-Turqi

“Dardani, Shkodra të ka në zemër”, atmosferë festive para ndeshjes Kosovë-Turqi

March 31, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump sfidon aleatët: Shkoni në Hormuz dhe merrni vetë naftën

March 31, 2026
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Lartë lë në burg të përjetshëm Redjan Rrajën

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Lartë lë në burg të përjetshëm Redjan Rrajën

March 31, 2026
U përjashtua nga Partia Demokratike, Doris Madhi nxjerr prapaskenat e forta: Hakmarrje pasi denoncova aferat në PD Elbasan

U përjashtua nga Partia Demokratike, Doris Madhi nxjerr prapaskenat e forta: Hakmarrje pasi denoncova aferat në PD Elbasan

March 31, 2026
Rrjeti i njohur amerikan bën parashikimin për ndeshjen Kosovë-Shqipëri

Rrjeti i njohur amerikan bën parashikimin për ndeshjen Kosovë-Shqipëri

March 31, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

March 31, 2026
VIDEO/ “Dardanët”, një hap larg Kupës së Botës, rrugët e Prishtinës “ziejnë” nga tifozët

VIDEO/ “Dardanët”, një hap larg Kupës së Botës, rrugët e Prishtinës “ziejnë” nga tifozët

March 31, 2026
BE-ja përgatitet për një krizë të zgjatur energjitike

BE-ja përgatitet për një krizë të zgjatur energjitike

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In