Një nga të plagosurit e shpërthimit të fortë në magazinën e është edhe djali i viktimës, Roland Hoxha.
Të tjera detaje kanë dalë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lushnjëm ku nga një shpërthim i fuqishëm në një biznes, mbeti i vdekur shtetasi Roland Hoxha dhe u plagosën 8 të tjerë, mes të cilëve edhe deputeti i PS, Bujar Çela.
Sipas Policisë, ngjarja ndodhi teksa një vinç që punonte atje ka prekur një linjë të tensionit të lartë, gjë që ka sjellë edhe shpërthimin e fuqishëm.
Po ashtu sipas Policisë, menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit./m.j