Detaje të reja/ Preng Gjini i plagosur sot në atentat u shoqërua për vrasjen e Kastriot Reçit

I Patitulluar

Detaje të reja mësohen në lidhje me plagosjen në një atentat me tritol të Preng Gjinit. “Balkanweb” bën me dije se Preng Gjini është 51-vjeç, ndërsa dyshohet të jetë vrasësi i Kastriot Reçit.

Në lidhje me vrasjen e Reçit ai madje është shoqëruar në komisariat, por policia nuk gjeti prova dhe e la të lirë.

Kastriot Reçi, një emër i njohur në Mirditë u ekzekutua me armë zjarri më 7 janar 2020 përpara lokalit të tij në qendër të Rreshenit, duke rihapur një plagë të vjetër të hakmarrjes në Mirditë.

Emri i tij lakohej për trafik droge, ndërsa ishte edhe pronar i një televizoni me seli në Lezhe “Media Plus” dhe një bar-kafe në Rrëshen me emrin “Mirdita”.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com