• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Detaje të reja për sulmin terrorist, që “gjunjëzoi” Australinë

by A R
15/12/2025 08:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja mësohen sot më 15 dhjetor 2025, në lidhje me sulmin terrorist në Australi, që la së paku 16 të vdekur, mes tyre edhe një vajzë 10-vjeçare, dhe mbi 40 persona të plagosur.

Sulmi ndodhi të dielën në Bondi Beach të Sidneit, gjatë një aktiviteti publik të komunitetit hebre për festën e Hanukkah-ut, duke tronditur mbarë vendin. Kryeministri australian Anthony Albanese e cilësoi ngjarjen si “një akt të pastër të së keqes”, terrorizëm dhe antisemitizëm të hapur, duke theksuar se Australia po përballet me një moment kritik në historinë e saj.

Autoritetet konfirmuan se autorët e sulmit ishin dy persona, baba e bir. Babai, 50 vjeç, u qëllua për vdekje nga policia në vendngjarje, ndërsa djali i tij 24-vjeçar, shtetas australian i lindur në Australi, ndodhet i shtruar në spital, nën mbikëqyrje policore. Hetimet tregojnë se dyshohet se ata kishin qëndruar për rreth dy javë në një banesë me qira afatshkurtër në Campsie, ku besohet se kanë përgatitur sulmin.

Policia federale dhe ajo e Uellsit të Ri Jugor kanë bastisur si banesën e tyre familjare, ashtu edhe pronën e marrë me qira, duke sekuestruar valixhe, sende të mbështjella dhe materiale të tjera që po analizohen si prova.

Kryeministri Albanese njoftoi se do të çojë në kabinetin kombëtar çështjen e ashpërsimit të ligjit për armët, përfshirë rishikimin periodik të licencave dhe kufizimin e numrit të armëve që mund të posedojë një individ. “Licencat nuk duhet të jenë të përjetshme, sepse rrethanat dhe njerëzit ndryshojnë”, tha ai.

Deputetja e pavarur për zonën e Uentuorth, Allegra Spender, e quajti ngjarjen “një thirrje zgjimi për Australinë”, duke shtuar se anëtarë të komunitetit hebre po jetojnë me frikë dhe shqetësim për sigurinë e familjeve të tyre. Ajo tregoi se disa persona madje po heqin shenjat fetare nga shtëpitë, nga frika se mund të bëhen shënjestër. “Kjo është një natë që do të mbahet mend për shumë vite”. tha Spender.

Ndërkohë, reagimi i qytetarëve ka qenë i jashtëzakonshëm. Qindra njerëz u rreshtuan për orë të tëra për të dhuruar gjak, aq sa faqja zyrtare e dhurimeve u bllokua, për shkak të fluksit të madh. Të rinj e të moshuar shprehën solidaritet me viktimat dhe familjet e tyre, duke theksuar se dhurimi i gjakut ishte mënyra e vetme konkrete për të ndihmuar në këtë moment tragjik.

Sulmi u dënua fuqishëm edhe nga organizatat myslimane në Australi. Këshilli Kombëtar i Imamëve Australianë deklaroi se ky ishte një sulm ndaj të gjithë australianëve, jo vetëm ndaj komunitetit hebre, dhe se antisemitizmi dhe çdo formë urrejtjeje nuk kanë vend në shoqëri. Po ashtu, u bë thirrje për unitet dhe mbështetje reciproke mes komuniteteve fetare.

Një nga viktimat u identifikua si Peter “Marzo” Meagher, ish-polic me afro 40 vite shërbim në Policinë e Uellsit të Ri Jugor dhe vullnetar i njohur në një klub ragbi në Randuick. Ai ndodhej në aktivitet si fotograf i pavarur kur ndodhi sulmi, duke e bërë humbjen e tij edhe më tragjike për komunitetin sportiv dhe ish-kolegët e tij.

Australia njihet ndërkombëtarisht për ligjet e saj të rrepta për armët, të vendosura pas masakrës së Port Arthurit në vitin 1996, ku u vranë 35 persona. Megjithatë, ky sulm ka rihapur debatin kombëtar mbi sigurinë, radikalizimin dhe nevojën për masa shtesë për të parandaluar akte të tilla.

Qeveria ka paralajmëruar se ditët në vijim do të ketë diskutime intensive dhe vendime konkrete për të garantuar që ngjarje të tilla të mos përsëriten më në Australi.

Next Post
Djegia e qëllimshme e dy automjeteve në Shkodër, zbardhet ngjarja, arrestohet autori

Djegia e qëllimshme e dy automjeteve në Shkodër, zbardhet ngjarja, arrestohet autori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com